“Rritja e rrogës me 22% do të bëhet realitet në 2024″/Rama ftesë të rinjve: Bëhuni pjesë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama këtë të martë ka bërë thirrje të rinjve që të bashkohen Forcave të Armatosura.

Rama përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se të rinjtë duhet që të shikojnë një mundësi të re për veten, familjen dhe atdheun afrimin e tyre me Forcat e Armatosura të vendit.

Sipas tij për këtë kategori përveç rritjes së pagës me 30% në vitin 2022 dhe me 7% këtë vit, një tjetër rritje e konsiderueshme deri në 22% do të bëhet realitet në 2024.

“🇦🇱NJË FTESË për të gjithë të rinjtë e të rejat, që ta shohin si një mundësi të re për veten, familjen po edhe atdheun, afrimin e tyre me Forcat e Armatosura të Republikës sonë👩🏻‍✈️🧑🏼‍✈️

Pas rritjes së pagave me 30% në vitin 2022 dhe me 7% këtë vit, një tjetër rritje e konsiderueshme deri në 22% do të bëhet realitet në 2024, për të gjithë ushtarakët e Forcave të Armatosura të Shqipërisë🤝

👏👏👏Respekt për punën e vajzave dhe djemve në uniformë, pjesë e vijës së parë të frontit në mbrojtje të territorit të vendit”, thuhet në postimin e tij.

Të fundit

Largim nga politika? Mimi Kodheli: Bashkëshorti më thotë ‘shiko shëndetin’!

Kandidatja për deputete në listën e hapur të Tiranës, nën siglën e PS-së, Mimi Kodheli, është shprehur se 11...

20% më pak aksidente rrugore në Janar-Mars

Tre muajt e parë të vitit kanë rezultuar me më pak aksidente se e njëjta periudhë e vitit të shkuar. Sipas të dhënave të bëra...

Trump nuk njeh kufij! Vendos para “Shtëpisë së Bardhë” fotot e emigrantëve të dëbuar

arku i Shtëpisë së Bardhë ka ndryshuar pamje, pasi është mbushur me postera të emigrantëve të arrestuar për një sërë krimesh, teksa administrata Trump...

“Jemi partia e tretë”, Shehaj: ‘Mundësia’, një alternativë që dallon si nata me ditën

Nga një takim elektoral në qytetin e Pogradecit, Agron Shehaj ka deklaruar se sondazhet e nxjerrin Partinë Mundësia, forcë të tretë politike që sipas...

“Babai i tij u vra në ’97”/ Basha prezanton kandidatit për deputet në Fier

Gjatë një takimi me të rinjtë në qytetin e Fierit, drejtues politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, solli në vëmendje historinë personale të kandidatit...

Lajme të tjera

Web TV