”Meritojmë mbështetje”/ Rama në Gjirokastër: PS di të kurojë plagët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryesocialisti Edi Rama ishte në Gjirokastër këtë të shtunë ku vijoi fushatën elektorale për zgjedhjet e 14 Majit. Rama u shpreh se PS-ja meriton mbështetje pasi e ka treguar që di të shërojë plagët e së shkuarës.

“Meritojmë mbështetjen dhe besimin sepse kemi treguar që dimë t’i shikojmë plagët. Kemi treguar që dimë t’ua gjejmë plagëve ilaçet. Dimë që ti shërojmë dhe kurojmë plagët. Kemi treguar durimin e madh për të këmbëngulur deri në shërimin e tyre”, tha Rama.

Një thirrje e pati edhe për votuesit e djathtë.

“Është koha e një kapërcimi të gardhit edhe për ata që janë mësuar të qëndrojnë në krahun tjetër të gardhit në emër të ndarjeve ideologjike, e djathta, e majta. PD, PS, ne ata. Nuk ka ne, ata kur punojmë për të garantuar një qytet apo jnë fshat më të mirë për shqiptarët. Nuk ka ne dhe ata kur bëhet fjalë për të pastruar.

Këtu nuk bëhet fjalë për të ndarë sinoret politike, nuk bëhet fjalë për të ndarë me tifozllëk sa të fortë jemi ne apo ata. Këtu bëhet fjalë për të angazhuar njerëzit e duhur, dhe për tu gjetur punë njerëzve dhe jo njerëzve punë. Ky është dallimi më i madh në këtë fushatë. Ka forca përballë nesh që duan t;i gjejnë njerëzve punë nëpërmjet votës. Ne jemi forcë që duam që punës ti vemë në dispozicion njerëzit dhe njerëzit e duhur duke bërë punën në krye të bashkive”, u shpreh Rama.

Rama tha se qeveria synon që pagën minimale ta çojë në 60 mijë Lekë.

“Pa 60 mijë lekë pagë minimale detyra jonë është e papërmbushur”, tha Rama.  Po ashtu ai u shpreh se ambicia për të ardhurat për frymë është që të shkojnë në 10 mijë Euro.

Të fundit

Për kë votuan vjet ata që janë pro dhe kundër Dumanit

Nga Eduard Zaloshnja  Në sondazhin që zhvillova së fundmi për Report TV rreth çështjeve të nxehta të ditës, ishte edhe pyetja “Dumani...

Mesazhi i Escobar e ‘Dosja Britanike’, Berisha-Meta jo më deputetë?!

Nga Jakin Marena Opozita vijon të jetë e ndarë në disa pjesë, si pasojë e situatës kaotike në të cilën gjendet PD, partia më e...

Avokati Beqiri: Ervis Martinaj nip i Liri Berishës, policia s’guxonte ta prekte!

Avokati Idajet Beqiri hedh akuza të forta për lidhje mes bosit të lojërave të fatit, Ervis Martinaj me Sali Berishën. I ftuar në Report...

Ngjela zbulon çfarë fshihet pas Dosjes Britanike që i çuan Berishës: Nëse nuk ka prova…

Berisha apeloi vendimin, ndryshe nga pretendimet e ish kryeministrit demokrat, tregohen mekanizmat se kush e inicioi këtë ndëshkim për liderin historik të PD. Në një...

Turbulencat e forta goditën aeroplanin/ Pasagjerët nxirren me barela pas uljes emergjente

Turbulencat e forta kanë goditur një aeroplan të Singapore Airlines që udhëtonte nga Londra në Singapor, duke lënë të paktën një person të vdekur...

Lajme të tjera

Web TV