“Njerëzit po vdesin, ne luajmë futboll”, reagon ashpër trajneri i Premierë League

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Trajneri i Wolves, Nuno Espirito Santo ka folur ashpër në lidhje me situatën ku ndodhet bota, pas ndeshjes që luajtën ndaj Olympiakos për Europa League-n.

Duke folur për “BT Sport”, ai tha se i duket jonormale që njerëzit janë duke vdekur e ndeshjet luhen sikur gjendja është normale.

“Të luash futboll në këtë situatë është absurd, njerëzit po vdesin, ndërkohë që ne zbritëm në fushë për të luajtur. Nuk ka kuptim të luash pa tifozë. Futbolli është argëtim dhe ne luajmë për ta. Udhëtimi është i rrezikshëm për lojtarët, trajnerët, stafin dhe tifozët. Ne besojmë se ka gjëra më të rëndësishme sesa futbolli në këto moment. Shëndeti është një prej tyre”,-tha ai.

Rikujtojmë se presidenti i skuadrës greke rezultoi i prekur nga koronavirusi dhe vendimi që ndeshja mes Olympiakos-Wolves të luhej, i befasoi të gjithë dhe krijoi mjaft dyshime./Fjala.al/

Të fundit

Ciprian Porumbesku, muzika që bashkoi dy kombe

Nga Leonard Veizi Në një qoshe të mjegullt të Ballkanit, atje ku tingulli i violinës shpesh humbiste në zhurmën e...

Kujdes, 99% e tradhtive fillojnë duke kryer këtë veprim

Pavarësisht nga fakti që tradhtia bashkëshortore emocionale nuk përfshin kontakt fizik dhe intimitet, ajo, si tradhtia “e vërtetë”, mund të ndikojë seriozisht në marrëdhënien...

Pse nuk reagon KMSH për Gazën? Besimtarët myslimanë të indinjuar

Këtë Kurban Bajram besimtarët myslimanët shqiptarë e kanë drejtuar vëmendjen te lufta në Gaza. Në studion e Dita Jonë në A2 CNN ish-myftiu i...

Sula: Berisha s’mund ta mbajë PD-në deri në Sharrë apo Tufinë

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, thotë se Sali Berisha duhet të largohet nga drejtimi i partisë duke e fajësuar për humbjen. Sula, i ftuar...

“Dosjet Epstein”: Çfarë janë ato dhe pse mund ta fusin Trumpin në telashe

“Dosjet Epstein” kanë hyrë në përplasjen e pashembullt midis Elon Musk dhe Donald Trump. Miliarderi i Afrikës së Jugut, në një përshkallëzim të postimeve kërcënuese...

Lajme të tjera

Web TV