Nis rindërtimi i Kishës së Shën Prokopit/ Veliaj: Rikthejmë historinë në vend

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi nisjen e punimeve për rindërtimin e Kishës së Shën Prokopit në Parkun e Liqenit. Me zgjidhjen e problemit të pronës, Veliaj tha se besimtarët orthodhoksë do të kenë shumë shpejt një kishë të re, e cila do të kthehet në identitet siç ka qenë dikur, me të njëjtin kapacitet.

“Pas një kalvari 30 vjeçar për çështje të pronës dhe të përdorimit, më në fund e kemi zgjidhur problemin, dhe të gjithë besimtarët do të kenë shumë shpejt një Kishë të re të Shën Prokopit, për t’u rikthyer aty siç ishte, me të njëjtin kapacitet, por sigurisht, tanimë si një ndërtesë e rikthyer si Kishë, jo më si improvizimi që kemi pasur këto 30 vite. Kështu rivendosim historinë në vend, kthejmë një padrejtësi dhe ndalojmë improvizimet. Në Shtëpinë e Zotit, sidomos në një qytet si Tirana, ka vend për të gjithë dhe kjo do të jetë vërtet një shtëpi e madhe, e hapur për të gjithë, edhe për besimtarët, sigurisht që kanë interesin primar që të adhurojnë, por sigurisht edhe për qytetin, duke qenë se do ketë edhe një  qendër komunitare, ku edhe qyteti përfiton një hapësirë publike”, tha Veliaj.

Të fundit

Protesta e PD, policia plan masash, ja akset ju kufizohet qarkullimi i automjeteve

Përfaqësues të subjektit politik Partia Demokratike e Shqipërisë kanë njoftuar Policinë e Tiranës, për zhvillimin e një tubimi ditën...

A ia vlen të japësh shtëpinë me qira ditore?/ 21 mijë banesa siguruan 85 mln € nga Airbnb

Kthimi i Shqipërisë në një destinacion të preferuar turistik ka hapur dhe një mundësi biznesi për ata që zotërojnë një pronë, apo dhe të...

‘Mirror’: Butrinti, ‘Maldivet’ evropiane me mot të ngrohtë dhe çmime më të lira se Greqia

Liqeni i Butrintit në jug të Shqipërisë, i cili shtrihet përgjatë bregut të detit Jon është krahasuar me Maldivet nga turistët – falë ujërave...

Nga shpenzimet e shtatzënisë te kujdesi pas lindjes/ Kostot e rritjes së një fëmije sot

Të rritësh një fëmijë sot është bërë më e kushtueshme se kurrë. Çmimet në rritje për mallrat dhe shërbimet po krijojnë sfida të reja...

Lajme të tjera

Web TV