“Nuk na konkurron njeri”/ Rama ironizon opozitën: Vijnë këtu me në krye Like floririn

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtuesi i Partisë Socialiste, Edi Rama zhvilloi një takim me qytetarët e Devollit, për të treguar planet që kanë për këtë zonë.

Teksa ironizoi opozitën, ai u shpreh se ata kandidatin do e sjellin vetëm për të krijuar debate dhe për të marrë fondet që do të ofrojë qeveria.

Ndër të tjera kryeministri shtoi se nuk ka kohë për të humbur, pasi puna duhet të vijojë në Devoll për të rritur edhe më tepër zhvillimin.

“Më duket një budallallëk të mendohet se këto lidhje të forta të krijuara mes nesh dhe jush të hidhen në erë për të futur në bashki dikë që nuk e njoh fare dhe as nuk dua ta njoh. Më mjafton se kush e sjell për dhëndër këtu, që t’ju them mos fusni sherrin në qytet, mos fusni sherrin në bashki, mos fusni sherrin në komunitet.

Është fakt mbase, po shumë e sigurt që nuk e sjellin këtu për punë po për sherr. E sjellin që me ato fonde që ne do të vazhdojmë të bëjmë punë duke shtuar edhe nga qeveria, disa do t’i çojnë në shtëpi e disa për të paguar autobusë për t’i nisur njerëz në Tiranë për të bërtitur Rama Ik, Rama ik. Kanë 10 vite që bërtasin unë vetëm vij, nuk iki.

Ju lutem shumë mos e bëni gabimin të humbisni edhe katër vite të tjera, pasi nuk ka kohë për të humbur. Duhet të vazhdojmë projektin, do ta shtrijmë këtë pedonale deri në fund. Sot ky është qytezë dinjitoze me njerëz punëtorë. Më 14 maj zgjedhja nuk bëhet për politikë të madhe, as për tifozllëk, as për të nxjerrë kunjat e Luftës së Dytë Botërore të gjyshërve njëri këtej dhe tjetri andej. Se edhe gjyshërit më të paepur të Ballit Kombëtar do të rrotullohen në varr po t’i jepni votën këtyre që i thonë vetes e djathtë, dhe që vijnë këtu me në krye Like floririn. Kjo është një pështymë mbi varrin e gjyshërve.

Unë dua t’ju them të djathtëve këtu, nuk doni të më shikoni mua më pushkatoni, por ju duhet që kur të dilni në rrugë të jetë pastër, ju duhet që vendi ku do të rrisni fëmijët të ketë rrugë, çerdhe  e shkolla. Ju duhet që bashkia të jetë një derë e hapur, në mënyrë të barabartë. Më 14 maj vota nuk është për të ndarë hesapet e të majtës dhe të djathtës, është kë të zgjidhni që të ju bëjë punën për katër vite. Nuk na konkurron njeri kur vjen puna tek puna”, tha Rama.

Të fundit

Nga Iris Luarasi te Endrit Braimllari, PS publikon listën me “surpriza” në Tiranë

Ogerta Manastirliu ka njoftuar emrat e kandidatëve për deputetë në Tiranë nga Partia Socialiste. Një nga emrat surprizë në listën...

Mos harroni, merrni me vete çadrat/ Ja si parashikohet moti për ditën e sotme

Shqipëria do të vijojë të jetë nën ndikimin e vranësirave dhe shirave gjatë gjatë orëve të paradites ku në zonat Veriore dhe Qëndrore do...

Do të keni takime interesante…çfarë kanë parashikuar yjet për sot

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Të enjten Mërkuri dhe Venusi në aspektin e shkëlqyer favorizojnë mundësi të reja, veçanërisht në dashuri. Megjithatë,...

Dramë deri në fund, Real Madrid mposhtet por kualifikohet pas penalltive në çerekfinale

Real Madrid ka siguruar biletën për çerekfinalet e Ligës së Kampioneve pasi ka mundur me penallti Atleticon pas një ndeshje shumë të tensionuar . Ndeshja...

Lajme të tjera

Web TV