Shokojnë shkencëtarët: Personat që shërohen nga koronavirusi mbeten me pasoja…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shkencëtarët kanë zbuluar se personat që shërohen nga koronavirusi mund të lihen me funksionin ’20 deri 30% ‘më pak të mushkërive.

“Njerëzit që shërohen nga koronavirusi mund të ngelin me aftësi të dobta të mushëkrive, të cilat do funksionojnë rreth 20-30 % më pak se normalisht dhe mund të kenë vështirësi me frymëmarrjen kur ecin shpejt apo vrapojnë”, zbulojnë mjekët e Hong Kongut.

Autoriteti Spitalor Hong Kong bëri këtë zbulim pasi studioi valën e parë të pacientëve që ishin larguar nga spitali dhe ishin shëruar plotësisht nga COVID-19.

Nga 12 persona në grup, dy deri në tre patën ndryshime në funksionimin e mushkërive.

“Ata kanë pengesë të frymëmarrjes nëse ecin pak më shpejt,” tha Dr Owen Tsang Tak-yin, drejtori mjekësor i Qendrës së Sëmundjeve Infektive të autoriteteve, në një konferencë shtypi të enjten, sipas South Morning Post.

“Disa pacientë mund të kenë një rënie prej 20 deri 30% në funksionimin e mushkërive pas shërimit të plotë”, tha ai.

Që në mëngjesin e së Premtes, 69.607 njerëz janë shëruar nga koronavirusi nga 128,392 raste të konfirmuara, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins. Më shumë se 4,700 njerëz kanë vdekur nga sëmundja.

Sëmundja duket se prek të moshuarit ose të sëmurët më keq se çdo demografi tjetër, siç ka treguar shpërthimi në Itali.

“Midis atyre që janë të infektuar, shumica do të shërohen,” tha të hënën drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetit Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Sipas OBSH-së,simptomat më të zakonshme të raportuara përfshijnë ethe, kollë të thatë dhe gulçim dhe rreth 80% e pacientëve do të përjetojnë një sëmundje të butë.

Të fundit

Pesë arsyet pse duhet të pini kafe para se të shkoni në palestër

Hulumtimet e fundit zbulojnë 5 arsye që janë të mira për ne dhe duhet të pini një filxhan kafe...

Bilanci i janarit, Koçiu: Investime në shëndetësi dhe mbrojtjen sociale

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka bërë publik këtë mëngjes, bilancin e investimeve dhe reformave të ndërmarra nga institucioni që ajo...

Po na “zhgënjen” shumë zoti President!

Nga Myslim Murrizi Të “ lutem” shumë, të paktën mos na i pengo pagesat për komisionin Xhafaj të “specialistëve” të Sorosit, se ndryshe na “more”...

Fundjava me aksidente/ Qibini: Përveç gjobës, duhen dhe masa administrative për shkelësit

Kjo fundjavë që lamë pas ka qenë e mbushur me aksidente. Sipas ekspertit rrugor, Islam Qibini, shkak janë bërë lëvizjet e shtuara dhe shpërfillja...

Preç Zogaj për protestën e 8 shkurtit: Ndoshta demokratët duan të testojnë…

Analisti Preç Zogaj ka komentuar protestën e planifikuar nga Partia Demokratike më 8 shkurt, duke u shprehur skeptik mbi efektivitetin e saj. Sipas tij, PD...

Lajme të tjera

Web TV