“Paniku nga Koronavirusi nuk do të na çojë asgjëkundi”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ne duhet të jemi të kujdesshëm, por të mos humbasim shikimin drejt pikturës më të gjerë të jetës. Koronavirus është bërë i pashmangshëm, me më shumë se 100,000 raste të konfirmuara dhe pothuajse 4,000 vdekje globale deri më sot. Edhe tek ata të cilët nuk kanë pasur kontakte të drejtpërdrejta me virusin, ka marrë padyshim vëmendje. Mbizotëron axhendën e mediave dhe bisedat tona, ndërsa jetesa po ndikohet në mënyra që janë të vështira për t’u matur.

Antropologu Johan Lipton thotë se paniku që po shfaqin dita ditës qytetarët anembanë botës, nuk shërben për asgjë. Përkundrazi! Ai pohon se frika dhe ankthi ndaj koronavirusit po zhvendos vëmendjen nga pasojat shpesh serioze, sociale, ekonomike dhe politike të ndërhyrjeve të qeverive.

“Kjo ndjesi është mjaft e njohur për mua. Jam një antropolog social, i cili papritur u bë specialist në shpërthimin e Ebolës në 2014-216”-shprehet Lipton për “The Guardian”, teksa i rikthehet të shkuarës.

“Në vitin 2014 isha në terren, duke punuar në një lagje të zakonshme të kryeqytetit të mjerueshëm të Sierra Leone, Freetown, aty ku u shfaq fillimisht virusi i Ebolës. Njësoj si Coronavirusi, Ebola u shpall nga Organizata Botërore e Shëndetit një emergjencë e shëndetit publik”-tregon Lipton.

“Jeta në qytet ndryshoi tërësisht, ligjet e rënda hynë menjëherë në fuqi. Kontakti fizik u minimizua. Shkollat dhe kolegjet u pezulluan. Udhëtimi u kufizua dhe kishte orar të përditshëm. Linjat ajrore tregtare dhe bizneset filluan të tërhiqen. Klinikat lokale u mbyllën, ndonëse penguan trajtimin e sëmundjeve rutinë, të cilat gjithashtu mund të jenë vdekjeprurëse. Në të vërtetë, njerëzve të zakonshëm iu kërkua të linin jetën e tyre në pritje”-thotë Lipton.

“Çuditërisht, masat paraprake kundër epidemisë u morën seriozisht. Megjithatë, askush nuk u step. Ata që kishin humbur punën, nuk reshtën së kërkuari një vend të ri. Mësuesit e komunitetit krijuan klasa me bazë në shtëpi, në mënyrë që fëmijët të mund të vazhdonin shkollimin. Angazhimet fetare dhe shoqërore mbetën përparësi. Ndërsa tifozët e futbollit zhvilluan metoda për të vazhduar më tej me Premier League dhe La Liga”-vijon më tej ai.

Lexo edhe :  Mjeti i ri me Al mund të identifikojë njerëzit me sëmundje të zemrës

“Jetesa e zakonshme në një periudhë aspak të tillë, kërkoi përparësi aktive përballë kufizimeve drakoniane. Mbijetesa nuk ishte vetëm çështje e shmangies së ngjitjes ose marrjes së trajtimit, por një çështje më e gjerë sociale e të jetuarit në krizë në një mënyrë dinjitoze dhe kuptimplotë”-shprehet Lipton,  duke dhënë gjithashtu si shembull jetën e një çifti të ri.

“Në kulmin e epidemisë, James dhe Aisha patën një fëmijë. Si rezultat i krizës, Xhejms ishte larguar nga puna dhe studimet e Aishës për menazhim biznesi u pezulluan. Ata ishin të pamartuar dhe nuk kishin një ekonomi të qëndrueshme për familjen e tyre të vogël. Por, pavarësisht rregullores për lëvizjet dhe tubimet, çifti vendosi ta pagëzojë fëmijën. Kjo nënkuptoi zhvillimin e ceremonisë në një orë më të vonë, marrjen e aprovimit nga autoritetet lokale, si dhe praninë e njerëzve më të dashur. Ishte një kontrast i ashpër me histerinë globale ndaj shpërthimit të Ebolës, të shkaktuar kryesisht nga ekspertë spekulues dhe raportimet në media”-tregon Lipton.

“Nëse ka një mësim që kam nxjerrë nga hulumtimi im për Ebolën në Sierra Leona, është kjo: Kujdesuni, por mos u frikësoni për virusin dhe mos harroni të shikoni për më tej”-pohon ai.

“Ndërkombëtarët kishin asokohe një përqendrim të ngushtë në kontrollin e virusit. Ne po shohim të njëjtin reagim edhe ndaj koronavirusit, të drejtuar padyshim nga paniku. Të qenit të fiksuar pas virusit zhvendos vëmendjen nga pasojat shpesh po aq serioze, sociale, ekonomike dhe politike të ndërhyrjeve të qeverive, si dhe injoron përparësitë e personave të prekur, si Xhejms dhe Aishja, të cilëve u duhej të shihnin drejt së ardhmes.”

Fjala.al

Të fundit

Zhvlerësimi i euro-s nuk ndalet/ Emigrantët ‘detyrohen’të sjellin më shumë

Nga 1 janari deri më 31 dhjetor monedha evropiane Euro ka pësuar zhvlerësime të forta përkundrejt lekut. Teksa 100...

Inteligjenca artificiale zbërthen tekstet e lashta

Inteligjenca artificiale lexon historinë, atë antike të padëshifruar ende nga njeriu. Një nga sukseset e padiskutueshme të avancimit të teknologjisë është padyshim zbërthimi i...

Klea Prenga s`përmbahet ndaj Antonela Berishës: Palaço, nuk njeh as nder e moral

Blogerja Klea Prenga, i është kthyer Antonela Berishës, pas akuzave që kjo e fundit lëshoi kundrejt saj duke thënë se fotot dhe videot me...

Shtëpi bari në çdo cep, vjedhin edhe energji elektrike/ “Daily Record”demaskon shqiptarët

Grupet kriminale shqiptare pas Anglisë dhe Uellsit po e kanë shtrinë shumë shpejt biznesin kriminal të rritjes së kanabisit nëpër shtëpi apo magazina edhe...

Zbulohet vullkani misterioz që “ngriu” tokën 200 vjet më parë

Në vitin 1831, një vullkan i madh shpërtheu aq fuqishëm sa arriti të ftohë klimën e tokës. Një ekip studiuesish ka ndihmuar në zgjidhjen...

Lajme të tjera

Web TV