Covid-19/ Punonjëset e seksit në Zvicër ofrojnë vetëm dy pozicione

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndërsa masat e marra për koronavirusin janë lehtësuar, shumë biznese u është dashur të prezantojnë rregullat e reja për të shmangur Covid-19.

Kjo përfshin dhe industrinë e seksit, bordellot janë detyruar të adoptojnë praktika të reja të cilat shkojnë përtej masave të zakonshme për seks të sigurt.

Sipas raportimeve, industria e seksit në Zvicër është goditur rëndë nga pandemia pasi qeveria vendosi ndalimin e përkohshëm të prostitucionit për dy muaj.

Por këtë javë punëtoret e seksit kanë përgatitur një listë udhëzimesh për të cilat ato thonë se do të ndihmojnë në parandalimin e përhapjes së koronavirusit, me shpresën se do të rifillojnë punë.

Sipas medias lokale Watson, në udhëzime shkruhet se punëtoret e seksit kanë shkruar që të lejohen vetëm disa pozicione të cilat minimizojnë rrezikun e transmetimit dhe mbajnë një distancë të përshtatshme midis fytyrave.

Ato pozicione janë ‘doggy style’ dhe ‘cowgirl-rider’. Sipas punonjëseve të seksit këto pozicione janë të favorshme për të mos patur kontakt me fytyrë me klientët.

Dokumenti me udhëzime gjithashtu përcakton që të gjithë shtëpitë publike duhet të sigurojnë kondome, doreza për duart, dezinfektues dhe të sigurohen që takimi mos të zgjasë më shumë se 15 minuta. Gjithashtu në të këshillohen të gjithë punonjëset e seksit që të mos prekin asnjë send personale të klientëve./Fjala.al/R.G

Të fundit

Si mund ta rrisë turizmi prodhimin vendas?

Pavarësisht sfidave të shumta që sjell sezonaliteti, rritja me ritme të shpejta e sektorit të turizmit, ofron mundësi konkrete...

Asfalti nuk e përballon dot vapën/ Rruga çahet si letër në Missouri

Në shtetin amerikan të Missouri, temperaturat ekstreme të ditëve të fundit kanë shkaktuar një incident të pazakontë: asfalti në një rrugë është çarë papritur,...

Miti i kriminelëve shqiptarë si një alibi e Berishës për humbjen shkatërruese

Një nga alibitë kryesore me të cilat Berisha po përpiqet të justifikojë humbjen e tij shkatërruese të 11 Majit është ndërhyrja e krimit të...

“Jam i zhgënjyer me vlonjatët”/ Arben Malaj: Drejtorët pranuan fajësinë me dorëheqjet

Në  një studio televizive, Arben Malaj është shprehur i zhgënjyer me vendimin e drejtorëve të bashkisë së Vlorës për të dhënë dorëheqjen pas takimit...

Temu i “rrëmben” fronin ChatGPT-së, renditet si më i shkarkuari në Shqipëri

Trendet e botës teknologjike janë gjithmonë në lëvizje dhe kjo pasqyrohet edhe në Shqipëri. Ndryshimet e fundit në sjelljen e përdoruesve shfaqen qartë përmes...

Lajme të tjera

Web TV