Begaj pret sot në Presidencë një përfaqësi të Këshillit të Ambasadorëve Amerikanë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot një përfaqësi të Këshillit të Ambasadorëve Amerikanë, të kryesuar nga Presidenti i këtij Këshilli, Ambasadori, Timothy A. Chorba.

Kjo përfaqësi e ish-diplomatëve të lartë amerikanë, po viziton Shqipërinë në kuadër të një turi rajonal faktmbledhës për tre vende të Ballkanit Perëndimor, Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut.

Pasi vlerësoi marrdhëniet e shkëlqyera dhe të partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe shprehu mirënjohjen për atë çka ato kanë bërë për pavarësinë e Shqipërisë dhe të Kosovës, Presidenti Begaj i njohu ish-diplomatët amerikanë me reformat dhe hapat e ndërmarra për konsolidimin e institucioneve demokratike dhe të shtetit ligjor.

Në mënyrë të veçantë Presidenti Begaj u ndal në kontributin e Shqipërisë për paqen, stabilitetin dhe ndërtimin e frymës së fqinjësisë së mire në rajon, duke nënvizuar edhe mbështetjen që Shqipëria i jep dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, si e vetmja alternative për arritjen e një marrëveshje ndërkombëtarisht të detyrueshme, me në qendër njohjen e ndërsjellë të tyre.

Ndërsa, lidhur me procesin e integrimit evropian, Presidenti Begaj, nënvizoi se pas anëtarësimit në NATO, anëtarësimi në Bashkimin Evropian, mbetet prioriteti strategjik më madhor i Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Duke iu referuar kushteve të reja gjeopolitike pas agresionit rus në Ukrainë, Presidenti Begaj, nënvizoi qasjen e re të Bashkimit Evropian ndaj rajonit të Ballkanit Perëndimor, si dhe i njohu të pranishmit me çeljen e negociatave të aderimit nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua edhe zhvillimeve në Ukrainë, si dhe rolit e kontributit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, në dënimin e agresionit rus dhe në mbrojtje të parimeve të Kartës së OKB-së dhe rendit botëror.

Lexo edhe :  Kurti ndjek gjurmët e Ramës, Diaspora bëhet pjesë e zgjedhjeve në Kosovë

Presidenti Begaj përshëndeti gjithashtu edhe bashkëpunimin e Këshillit të Ambasadorëve Amerikanë me partneren e saj në Shqipëri, Këshillin e Ambasadorëve Shqiptarë, të drejtuar nga Presidenti i këtij këshilli, Besnik Mustafaj.

Të fundit

Shqipëria dhe BE-ja nënshkruan marrëveshjen në fushat e sigurisë dhe mbrojtjes

U nënshkrua sot në Bruksel Dokumenti i Partneritetit me Bashkimin Europian, mes Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Punët...

Kryetari i Kuvendit bëhet baba për herë të tretë, zbulon emrin e veçantë të vajzës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca është bërë baba për herë të tretë. Lajmin e ka bërë me dij vetë Konkufca, i cili ka...

Gruaja lind fëmijën në rrugë, shpëtohen dhe dërgohen në spital nga policia

Një grua lindin fëmijën një rrugë dhe më pas u dërgua në spital nga policia. Ngjarja ka ndodhur në Palermo, ku një grua nga...

Parashqevi Ypi

Nga Edison Ypi Parashqevi Simaku nuk tutet, nuk fshihet, nuk bishtnon, nuk frigohet. Nga asnjë kompliment apo mallkim, nga asnjë rrethanë e favorshme ose e...

7 vende ku nuk duhet ta mbani kurrë telefonin!

Telefoni është një nga mjetet e komunikimit, i pandashëm për njeriun. Ngado shkojmë e kemi me vete. Në këtë artikull do ju tregojmë disa...

Lajme të tjera

Web TV