Shifra që trembi OBSH-në, mbi 35 mijë të infektuar me koronavirus në Europë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shtetet e Bashkuara të Amerikës shpallën zyrtarisht gjendjen e emergjencës civile sot (e Premte) pasi numri i rasteve të personave të infektuar me koronavirus arriti në 2 mijë dhe numri i të vdekurve në 40.

“Unë po shpall zyrtarisht emergjencë kombëtare, dy fjalë shumë të mëdha,” deklaroi presidenti Donald Trump. Si pasojë e shpalljes së emergjencës, rregullat e prokurimeve u hoqën dhe qeveria amerikane ka në plan të bashkëpunojë me sektorin privat për të prodhuar shpejt më shumë sete testimesh për koronavirusin e ri. Trump është kritikuar për përgjigje të ngadaltë ndaj krizës si dhe për mungesë të seteve të testeve, të cilat mundësojnë kontrollimin në masë të popullsisë për të ndalur përhapjen e virusit që para se ai të japë shenja të dukshme në formën e personave të sëmurë.

Në SHBA, shumë shtete vendosën të mos i hapin shkollat publike duke filluar nga e Hëna e ardhshme.

Të Premten, Spanja u bë vendi i radhës që goditet nga virusi dhe detyrohet të marrë masa ekstreme pasi veproi me lehtësi gjatë javëve të fundit duke lejuar aktivitete masive në futboll dhe politikë pavarësisht se kishte sakaq dhjetëra raste me infektime të konfirmuara.

Vendimi erdhi pasi rastet e konfirmuara në vend arritën 4,200, numri më i lartë në Europë pas Italisë ndërsa numri i viktimave arriti në 120. Të gjitha universitetet dhe shkollat në Spanjë u mbyllën për së paku 14 ditë duke filluar nga sot.

Ndërsa izolimet në masë të popullsisë për të shmangur infektimet janë çfarë këshillohet në situata të tilla, gjendja në Itali, ku këto kufizime u vendosën disa javë më parë, situata nuk duket se po përmirësohet. Përgjatë 24 orëve të fundit, 250 persona humbën jetën, dita më e keqe e shënuar deri më sot. Tashmë në Itali ka 17,660 persona të infektuar, nga të cilët, 1,266 vetë kanë humbur jetën.

Lexo edhe :  U përplas me shtyllën pranë Freskut, jepet diagnoza e kampionit të çiklizmit

Tashmë në kontinentin Europian ka mbi 35 mijë të infektuar, gjë që e shtyu Organizatën Botërore të Shëndetësisë të thotë se Europa është aktualisht epiqendra e pandemisë.

Në Iran, një vend tjetër i prekur rëndë nga pandemia, autoritetet fetare urdhëruan ushtrinë të merrte përgjegjësinë për të luftuar koronavirusin duke thënë se burimi i sëmundjes “mund të ishte” një sulm biologjik. Zyrtarisht në Iran deri më sot ka afro 11 mijë të infektuar dhe 429 të vdekur.

Në Kinë, një zyrtar deklaroi në publik një teori komploti, sipas të cilës, koronavirusi mund të jetë sjellë në Kinë nga ushtria amerikane. Ndërsa nuk jepen prova për një skenar të tillë, ekspertët vërejnë se ushqimi i idesë së një armiku të jashtëm është një praktikë e përdorur shpesh nga regjime autoritare për të justifikuar dështime të politikave të veta. Kina, ku sëmundja u përhap fillimisht, ndonjë një politikë të heshtjes, mosraportimit dhe mbytjes së zërave kritikë me synimin “për të mos përhapur panik”. Kjo besohet se krijoi kushtet që sëmundja të përhapej në masë dhe të sëmurit të çonin në kolaps sistemin shëndetësor për shkak se mjekët ishin të papërgatitur dhe u kthyen në viktimat e para të infektimit. Aktualisht në Kinë numri i infektimeve ka rënë në më pak se dhjetë në ditë./birn

Të fundit

Berisha: Kurrë më parë bandat nuk kanë pasur më shumë përfaqësues në Parlamentin shqiptar

Sali Berisha doli të martën në një konferencë për mediat duke akuzuar Partinë Socialiste se ka fituar zgjedhjet e...

Berisha nuk njeh rezultatin e zgjedhjeve/ Paralajmëron protestë

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha nuk njeh rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, duke i cilësuar ato si të manipuluara dhe të...

Aida Hajnaj përjashtohet nga gara për kreun e BKH, SPAK: S’dorëzoi dokumentet…

Aida Hajnaj përjashtohet nga rikandidimi për një post të dytë në krye të BKH. Mesohet se Hajnaj nuk dorëzoi dokumentacionin e kërkuar brenda afatit...

Votat preferenciale në Tiranë/ Tabaku futet në Kuvend, ikën Erald Kapri i Mundësisë

Në Tiranë ka nisur numërimi i votave preferenciale të kandidatëve ku deri tani nga raportimet zyrtare të KQZ-së janë numëruar 75 nga 1282 kuti...

“Si rrufe në qiell të hapur”/ Klosi: Dibra iu bashkua trenit të fitores pas 35 vitesh

Blendi Klosi, drejtuesi politik i PS në Dibër, foli në A2 CNN për rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit, duke u shprehur tepër i...

Lajme të tjera

Web TV