“Më hodhën baltë mbi nënën dhe motrën”/ Rrëfehet Luizi, si është e vërteta e “GoFoundMe”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fituesi i “Big Brother VIP2” Luiz Ejlli, ka treguar mbrëmjen e djeshme në “Më lër të flas”, ‘feedbackun” që ka marrë pas BBV nga ndjekësit.

Pavarësisht komenteve pozitive, Luizi tha që është prekur shumë nga ato negativet, të cilat kanë prekur edhe familjen e tij.

Ai tha se familja e tij, nëna dhe motra, janë akuzuar për mbledhjen e parave në emër të Luizit dhe se i kanë mbajtur për vete, por Luizi deklaroi publikisht se ato para do të përdoren për të blerë shtëpinë e një familjeje në nevojë.

“Gjatë qëndrimit tim brenda, Instagrami është hapur dhe ka arritur shifra shumë të mëdha. Shumë njerëz jashtë kanë thënë që kam pasur ca borxhe që të laj, nuk kanë qenë të mëdha me i krahasu me sa kam fituar, janë qesharake, por s’kam pasur mundësi realisht duke marrë parasysh rrogën, shpenzimet, qiranë, nuk ia dilja me i la. Sot i kam të hequra. Shumë njerëz, kur e dëgjuan këtë rrëfim, kanë kontaktuar nënën time dhe motrën dhe i kanë thënë duam ta ndihmojmë këtë djalë për qejf, pa interes. I kanë thënë të hapin një “GoFundMe”, ku të depozitojnë para dhe e kanë hapur nëna me motrën dhe për 2 ditë janë mbledhur 20 mijë dollarë. Më është thënë në dhomë rrëfimi nga stafi që është hapur dhe nëse dëshiroj të mbyllet apo të vazhdojë. U ndjeva shumë keq, sikur do të më mëshirojnë, dhe i thashë të mbyllet në mënyrë të menjëhershme. Kur është mbyll, ata kanë thënë që familja kanë dashur të abuzojnë me djalin që është brenda dhe i kanë marrë lekët për vete. Unë sot them para të gjithëve që atë shumë që është mbledhur 20 mijë dollarë, sapo të më kalojnë, do e përdor për të blerë një banesë për një familje në nevojë kudo në Shqipëri e do të lidhem me shoqatat. Përveç stresit e gjësë së madhe që është bërë jashtë, gjëja që më ka vrarë më shumë është që njerëzit po hedhin baltë mbi nënën e motrën, është shumë e rëndë se nuk të do askush më shumë se nëna”,– tha Luizi.

Lexo edhe :  Çudira nga Amerika: Jeniffer Lopez nën akuzë sepse... postoi fotot e saj!

 

Të fundit

Në Shqipëri nuk ka as tren bullgar, as tren kinez

Nga ARTUR AJAZI PD-ja futi një term aspak të kuptimshëm këto zgjedhje. Nuk e shpalosi gjatë fushatës, por e përdori...

U arrestuan teksa drekonin, gjykata lë në burg Xhevdet Plakun dhe 5 të tjerë

Ka përfunduar seanca për vlerësimin e masave te sigurisë për 7 personat e arrestuar në kuadër të operacionit policor "Emigma", zhvilluar të enjten e...

“Vijnë studentë nga vende armiqësore”, Trump vijon betejën me Harvardin

Prej disa ditësh një "luftë" e ftohtë ka nisur mes Donald Trump dhe universitetit prestigjoz Harvard. Presidenti i SHBA-së, Trump mbrojti sot vendimin e administratës...

Kaos te PD: “Mandatin e tretë e humbëm për shkak të Eno Bozdos”

Ish-deputeti Lefter Maliqi, në një intervistë për Report TV, tha se do të nisë një tur falenderimi jo për të festuar, por për të...

Pretendimet për ‘trenin bullgar’ ranë, kryeplaku: Fletët e votimit imitim i KQZ

Emri i Dervish Beqirit, kryeplak i fshatit Pekisht në Peqin të Elbasanit u përmend për herë të parë më 22 maj, nga kreu i...

Lajme të tjera

Web TV