Shkon në tre numri i të prekurve nga koronavirusi në Kosovë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është regjistruar personi i tretë i prekur nga koronavirusi në Kosovë, ndërsa mësohet të jetë një 39-vjeçar nga Vitia.

Ky lajm u konfirmua nga Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Arben Vitia, i cili thekson se rasti i tretë është i afërm i të parit, raporton Telegrafi.

“Kemi një rast pozitiv, bëhet fjalë për një të afërm të pacientit nga Stublla e Vitisë, që u diagnostifikua dje me koronavirus. Të dashur qytetarë, ju lutem që të zbatoni me përpikëri të gjitha rekomandimet që dalin nga institucionet tona për të mbrojtur shëndetin tuaj”,-deklaroi ministri para mediave.

Dy pacientët e konfirmuar të premten (dje), janë një 77 vjeç dhe një 20 vjeçe, ndërsa i treti është 39 vjeç.

Naser Ramadani, nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ka bërë me dije për mediat se gjendja e tyre është e qëndrueshme.

Rastet e COVID-19 në Kosovë

Rikujtojmë se ditën e djeshme u konfirmuan rastet e para me koronavirus në Kosovë, që rezultuan të ishin një 77 vjeçar nga Vitia dhe një 20 vjeçare shtetase e Italisë, por që ishte me qëndrim në Klinë. Pas konfirmimit të këtyre dy rasteve, komuna e Klinës dhe Vitisë u futën në karantinë.

Qeveria e Kosovës ka marrë disa masa në mënyrë që të parandalohet përhapja e koronavirusit, duke vendosur të mbyllë të gjithë kufijtë, lokalet e qendrat tregtare./Fjala.al/

Të fundit

Parashikimi i Motit, ja si do të variojnë temperaturat

Sot, më 4 qershor 2025, Shqipëria do të përjetojë një ditë me mot të kthjellët dhe temperatura të larta...

Horoskopi ditor, 4 Qershor 2025

Dashi Do jeni ne kërkim te emocioneve te forta sot ju qe jeni ne një lidhje. Duke qene se komunikimi dhe bashkëpunimi ne çift do...

Pse ‘bosët’ në Angli refuzojnë të punojnë me shqiptarët? E zbulon gazeta

Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) thotë se kriminelët shqiptarë ushtrojnë “kontroll të konsiderueshëm” mbi tregtinë e drogës në Britani. Një shtëpi bari e lidhur me...

Punonjësi i postës akuzohet për manipulim votash, bëri foto me fletët e votimit

Një postim i thjeshtë në rrjetin social Facebook ka përfshirë në një vorbull akuzash dhe presionesh qytetarin shqiptar Sinan Patozi, punonjës i postës private...

Mërtiri: Nëse ka patur vjedhje votash, nuk janë bërë pa “bekimin” e Berishës

Analisti Ergys Mërtiri, i ftuar në emisionin “Real Story”, u shpreh se kontradikta ka bashkëjetuar dhe bashkëjeton me Sali Berishën. Sipas tij, kreu i PD...

Lajme të tjera

Web TV