Koronavirusi, Manastirliu kërkon ndihmën e studentëve të mjekësisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu së bashku me Rektorin e Universitetit të Mjekësisë prof. Arben Gjata thirrje publike për mjekët, infermierët dhe studentët e mjekësisë që duan të kontribuojnë në përballimin e situatës së koronavirusit, t’i bashkohen ekipeve mjekësore në terren.

“Sikurse ju e dini i gjithë sistemi ynë shëndetësor është i mobilizuar për të përballuar këtë situatë të pazakontë. Mjekët dhe infermierët janë vendosur në vijën e parë të betejës, me një profesionalizëm dhe vetëmohim, që nuk lë vend veçse për admirim dhe mirënjohje të thellë. Çdo ndihmë shtesë që mund t’i vijë sot sistemit shëndetësor është padiskutim, e dobishme si kurrë më parë.

Prandaj, dua të bëj një thirrje publike, për çdo profesionist që ka lidhje me fushën e shëndetësisë, mjek, infermier, farmacist, laborant, profesionist të shëndetit publik, të gjithë Ju që do të ndiheni të gatshëm për të kontribuar për menaxhimin e situatës, për t’i dhënë një dorë, për të shërbyer në sistemin tonë shëndetësor sot është pikërisht dita për ta dhënë këtë kontribut dhe për t’u bashkuar së bashku.”,-u shpreh Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë i është drejtuar edhe studentëve të Mjekësisë në thirrjen e saj për mbështetje në situatën ku ndodhet vendi nga virusi i rrezikshëm.

“Një thirrje për studentët e mjekësisë të cilët janë të ftuar gjithashtu për të na u bashkuar në këtë përpjekje, për të kapërcyer këtë situatë që mund ta përballohet vetëm nëse jemi të gjithë së bashku. Ndaj ftoj secilin prej jush që të na bashkohet në këtë luftë për të dhënë kontributin që vendi sot kërkon”, -shtoi ajo.

Ndërsa Rektori i Universitetit të Tiranës, Arben Gjata, i ftoi studentët e mjekësisë në universitetet shqiptare, publike apo private për t’iu bashkuar nismës së Ministrisë së Shëndetësisë në luftën kundër përhapjes së koronavirusit.

Lexo edhe :  Dorëheqje të shumta në bashkinë e Durrësit, largohen kryetarë të njësive administrative

“Është një moment i rëndësishëm për të gjithë sistemin shëndetësor shqiptar. Ju padyshim që në të ardhmen do të jeni pjesa më vitale e këtij sistemi, jeni të ftuar të shërbeni që sot. Jeni të mirëpritur të gjithë në këtë sforco të madhe që do të bëjë gjithë shoqëria shqiptare dhe gjithë sistemi shëndetësor shqiptar. Të bëhemi bashkë, t’i japim një dorë të gjithë për ta kaluar sa më shpejt, me sa më pak dhimbje këtë situatë para së cilës ndodhet vendi. Jam i sigurt që kur kjo situatë të kalojë, të gjithë ju që do t’i bashkoheni kësaj nisme do ta ndjeni veten krenar dhe të lumtur”,-tha ndër të tjera Arben Gjata.

Kushdo që është i gatshëm të kontribuojë, të aplikojë në të dy portalet: “Mjekë për Shqipërinë” dhe “Infermierë për Shqipërinë” për t’iu bashkuar ekipeve të shëndetësisë përgjatë kësaj kohe të vështirë për të gjithë.

https://mjeke.shendetesia.gov.al/ dhe  http://infermierepershqiperine.al/ jane dy portalet ku mund te aplikohet/Fjala.al/

Të fundit

Elon Musk themelon “America Party”, por ekspertët janë skeptikë për suksesin e tij

“Ju doni një parti të re politike dhe do ta keni!”, deklaroi Elon Musk në fillim të korrikut, duke...

13 korrik 1985 – Live Aid: Kur muzika iu përgjigj urisë botërore

Përgatiti: Leonard Veizi Në një ditë të nxehtë korriku, kur ajri mbi qytetet përvëlonte rrugët dhe njerëzit kërkonin hijet e pakta që mbeteshin në mes...

Fluksi i mjeteve, njësi të posaçme policore në zonat me numër të lartë turistësh

Mirëmenaxhimi i trafikut gjatë sezonit turistik si dhe minimizimi i numrit të ngjarjeve rrugore, ka bërë që Policia Rrugore të krijojë disa Njësi të...

Gjermani: Kontributet e sigurimeve deri në 50%?

Ekonomisti dhe anëtar i Këshillit të Ekspertëve të Ekonomisë Gjermane, Martin Werding, ka thënë se punonjësit duhet të përgatiten për kontribute të sigurimeve shoqërore...

Banorët e Thethit mblidhen këmbëkryq para kishës, prifti drejton kuvendin

Prania e IKMT-së dhe forcave policore në Theth për shembjen e strukturave, duket se ka bërë bashkë banorët si një herë e një kohë. Banorët,...

Lajme të tjera

Web TV