Juristi Kreshnik Spahiu ka analizuar në Euronews Albania rezultatin e zgjedhjeve lokale dhe humbjen e thellë të koalicionit “Bashkë Fitojmë”.
Spahiu theksoi se fatkeqësia e vërtetë nuk qëndron në rezultatin e zgjedhjeve sot, por në faktin se kryeministri Rama ka çimentuar fitoren në zgjedhjet e përgjithshtme parlamentare të vitit 2025.
Ai shtoi se rezultati erdhi si apsojë e fushatës elektorale të ish-kryeministrit Berisha, të përqëndrar kundër SHBA-ve dhe jo kundër kryeministrit Rama dhe kryebashkiakut Veliaj.
“Fatkeqësia nuk është rezultati i zgjedhjeve sot. Unë shikoj më larg se sot, unë shikoj 2025-ën dhe 2029-ën. Duke gjetur një alibi të manipulimit të votave, nuk bën gjë tjetër veçse e çimenton mandatin e katërt të Edi Ramës në vitin 2025.
Në qoftë se ky njeri do akuzojë shqiptarët se kanë shitur votën e tyre. Sipas tij socialistët kanë blerë një million shqiptar sot nga Tropoja në Gjirokastër, nga Vlora në Korçë, nga Shkodra në Dibër në çdo cep të Shqipërisë.
Edhe në lagjen e tij në Tropojë ka humbur. Edhe Bardh Spahia humbi në lagjen e vetë.
Kjo ka ndodhur pasi Sali Berisha nuk kishte fushatë elektorale për të rrëzuar Veliajn dhe Ramën, kishte fushatë elektorale për të larguar Yuri Kim.
Kishte fushatë për të rrëzuar Blinkenin dhe jo Ramën dhe u fut në luftë me SHBA-të. Mesazhi i tij sot ishte që beteja jonë vazhdon me SHBA-të dhe Britaninë e Madhe dhe jo me Ramën”, tha Spahiu.