Ish-aktivistja e flaktë e Berishës, Evi Kokalari ka “shpërthyer” ndaj Berishës pas rezultatit të zgjedhjeve të 14 majit. Ajo madje ka publikuar një foto ku tregon rënien në zgjedhje të koalicionit opozitar. Në një tjetër postim ajo i jep edhe një këshillë ish kryeministrit ku thotë të prishë koalicionin me Metën.
“Të isha këshilltare e Sali Berishas, këshilla që do ti jepja në këtë moment, do ishte të dilte nesër në konferencë shtypi dhe të deklaronte prishjen e koalicionit me Metën.
Ndërkohë jam e sigurt, të tjerët thjeshtë i kërkojnë të jap dorëheqjen.”- shkruan Kokalari.
Aktualisht çifti opozitar ka mundur të fitojë vetëm në 6 bashki.