Ish-presidenti Topi komenton humbjen e thellë të PD/Del me thirrjen e fortë ndaj Berishës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish- presidenti Bamir Topi, gjatë një interviste televizive komentoi situatën politike të ditëve të fundit dhe rezultatin nga zgjedhjet lokale të 14 majit.

Ai u shpreh se e sheh shumë të zymtë situatën ndërkohë që nuk sheh që aktorët politikë të reflektojnë në lidhje me humbjen, çka sipas tij do të thotë që ishte një rezultat që edhe opozita e priste, ose që nuk u intereson më dhe nuk kanë më shpresë.

“Gjithçka ishte e paralajmëruar por kurrsesi në këto përmasa.
Pavarësisht raporteve politike e përcolla me dhimbje të gjithën, sepse rezultatet në një farë mënyrë janë paralajmërim që gjërat nuk do të qëndrojnë kështu.

Gjendja është e zymtë. Nuk shoh shenja reflektimi në deklaratat e aktorëve politikë, i referohem zotit Berisha që e përcjell këtë situatë pa dhimbje, me një ftohtësi akull, nuk është më Berisha që kam njohur dhe kryetari i PD që së bashku kemi kaluar shumë situata elektorale.

Sipas meje, të kesh një reagim të ftohtë, do të thotë që e prisje një rezultat të tillë dhe më e rënda që çka ndodh lë të ndodhë sepse un kam një qëllim, të qëndroj, të mos reagoj siç do reagonte çdo politikan në botë.

Vijojnë më retorikat, mi vodhën, retorikë e ezauruar.

Nuk shoh të ketë shqetësim, do të thotë nuk ka më shpresë.
Rezultati ishte kudo i tillë, këta njerëz nuk analizojnë, nuk reflektojnë. Berisha është inteligjent, njeri me shumë eksperiencë, por reagimi i tij i akullt e pa emocion është një shenjë shumë e keqe”, tha ai.

Zoti Topi ka analizuar edhe komponentë të ndryshëm të fushatës për secilën palë, ku tha se ishte një fushatë politike e dominiuar nga krerët e partive.

Lexo edhe :  Berisha: Ramaduro të ndalojë terrorin mbi banorët e Thethit

Sa i përket fushatës së bërë nga mazhoranca, ai u shpreh se ishte një fushatë vulgare.

“Këto janë pjesë e infrastrukturës. Substanca është si ka qenë sjellja politike dhe situata brenda një partie të përçarë. Historia fillimisht është politike dhe pastaj infrastruktura.

Fushata sipas meje nuk lidhej me qëllimin e një fushate administrative, ishte një fushatë politike ku krerët e partive monopolizuan dhe nuk lanë hapësirë për kandidatët. Nga ana e mazhorancës një fushatë jashtëzakonisht vulgare.
Përsëritet historia ku njerëzit që kanë përgjegjësi nuk ofrojnë asgjë.
Statusi non grata i Berishës ka ndikuar në rezultat, sepse së pari ndikoi në përçarjen e PD.
Berisha për të qëndruar në lojë u bashkua me partinë e zotit Meta. E shoh këtë me atë që kryeministri tha sot, që i doli së brendshmi.

Falenderoi votuesit e djathtë që nuk shkuan të votonin. Ai urdhëron strukturat të bëjnë analizat për rezultatin. Kjo paralajmëron çdo ndodhë në zgjedhjet e ardhme.

PS vijon të jetë në organizim. Kampi i majtë është i update-uar. Dorëheqja është akt civil i përgjegjësisë së lartë individuale, duhet të jetë rezultat i reflektimit të tij. Nëse këta njerëz që e sollën situatën deri këtu nuk reflektojnë, rezultati i ardhshëm është i paralajmëruar”, tha ai.

Të fundit

Mazda 6e arrin në Evropë, çmime tronditëse krahasuar me Kinën

Gjashtë muaj pas debutimit të saj në Evropë, limuzina e re 6e i Mazdës po mbërrin në sallone. Në Evropë,...

Politika në zi! Mbyll sytë përgjithmonë anëtari i njohur i partisë demokratike

Inxhinieri dhe kryetari i Partisë Demokratike në shumë komisione, Nikollaq Zisi është ndarë nga jeta këtë të premte. Lajmin e trishtë e ka dhënë...

Ky është interneti më i shpejtë në botë, shkarkon gjithë Netflix-in për një sekondë

Japonia ka vendosur një rekord të ri botëror në shpejtësinë e internetit – 1.02 petabitë për sekondë, që është rreth një milion gigabitë çdo...

Tragjedia e Diogo Jota-s/ Shoferi i kamionit: Më parakaluan brenda normave

Pikëllimi për ndarjen nga jeta të Diogo Zhotës mbetet e thellë dhe në Spanjë po zhvillohen hetime për shkakun e aksidentit, që i mori...

I nxehti ekstrem, shoferët e taksive gjejnë zgjidhjen epike për ajër të freskët

Në një qytet në Afganistan, taksitë qarkullojnë me fuçi dhe tuba ajri të montuara në tavanet e tyre. Këto janë sisteme ftohjeje të improvizuara...

Lajme të tjera

Web TV