Grida në rolin e Hienës pranë kufomës Berishës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Mero Baze

Pashë Grida Dumën, e cila së fundmi ka filluar të vetëndjehet dhe gazetare, se si ju vërsul Roland Bejkos, kandidatit simbol të kësaj fushate elektorale kundër berishizmit në politikën shqiptare, duke i kërkuar llogari si fajtor për humbjen e opozitës dhe duke e paralajmëruar të mos guxojë të krenohet me atë që ka bërë.

Nga adrenalina që rrezatonte kur fliste dhe tërbimi për humbjen e Berishës, ajo po e trajtonte Bejkon si një grua e mërzitur që ka kap burrin me dashnoren. Dhe nuk e linte as të shpjegohej.

E njëjta, disa ditë më parë, ndërsa intervistonte Edi Ramën dhe Erion Veliaj, merrte poza erotike, sikur donte t’u mbushte mendjen të mos iknin aq shpejt as pas emisionit. Por askush nuk e akuzoi që flirtonte me ta, qoftë dhe politikisht.

Tërbimi i ushtarëve të maskuar të Sali Berishës në këtë fushatë, vjen nga fakti se nuk duan të pranojnë, që ata që i dolën përballë Sali Berishës fituan. Fituan jo aq vota sa numërojnë sëra e Gridës në kuti, por fituan shumicën e heshtur të popullit shqiptar që dërrmoi Sali Berishën.

Roland Bejko, Alibeaj dhe kushdo tjetër që i doli përballë Sali Berishës dhe u bënë thirrje demokratëve të mos e votojnë njeriun që do të marrë peng opozitën, janë të fituarit e mëdhenj të kësaj fushate.

Edi Rama ka shtuar vetëm 22 mijë vota nga votat e Partisë Socialiste. Kishte 750 mijë, tani ka 770 mijë. Opozita ka humbur 250 mijë vota. Pra 250 mijë votues të opozitës janë bindur që nuk ka të drejtë Sali Berisha, por kanë të drejtë ata opozitarë që po i thonë atij ik në shtëpi. Roland Bejko është simboli i kësaj shumice të heshtur.

Mos prisni që kjo shumcië të votojë Roland Bejkon apo Alibeaj, se ata nuk dolën as për t’u votuar, as për të fituar. Ata dolën për të luftuar dhe për të ndalur një të keqe të madhe.

E keqja e madhe sot do të ishte që Sali Berisha të kapardisej me ato 250 mijë vota që e refuzuan, duke i bërë karshillëk Perëndimit dhe SHBA se ai ka popullin me vete.

Nuk ja arriti dot. Fryma anti Berishë e opozitë triumfoi dhe sot Sali Berisha është i përbuzuri i madh i Shqipërisë. E di që ka një ushtri të tërë të dëshpëruar pas tij, që nuk guxojnë dot ta gjejnë arsyen tek ai, por tek sfiduesit e atij.

Lexo edhe :  Nuk heshtim më përballë shkeljeve, republikë hetuesish Shqipëria ka pasur në të shkuarën

Merreni lehtë. Mos mendoni se Bejko, Alibeaj apo qoftë dhe Lulzim Basha, mërziten që ju i shpallni fajtorë. Ata duhet të janë krenarë dhe duhet të vazhdojnë sfidën derisa Sali Berishës t’i ngelen nga pas vetëm rojet personale. Ideja e tyre triumfoi. Ata ishin altoparlanti zëlart i shumicës së heshtur shqiptare në opozitë

Vetëm atëherë opozita ka një shans të ringrihet dhe të bëhet nga e para. Kjo nuk është betejë për karrige në opozitë, por betejë për të ribërë opozitën pa njeriun dhe shkollën e tij politike që e shkatërroi.

Grida Dume Salianji, dhe një sërë hileqarësh mediokër në opozitë, janë hienat që tani që Berisha ka ngordhur, shpresojnë se do hanë kockat e fundit të tij, duke zbuar kundërshtarët e Berishës nga territori.

Askush nuk e do më territorin e Berishës dhe kapitalin e tij politik. Nuk i duhet askujt, pasi është një mbetje toksike që vetëm prodhon humbje. Shpëtimi i opozitës nuk vjen nga shqyerja e kockave të fundit që hedh Sali Berisha në krizë, por nga zhdukja e tij nga skena politike.

Kontributi I servilëve të Berishës për të mbajtur ende Berishën në lojë, është një shërbim i madh për Edi Ramën, por jo për Berishën. Për Berishën është një shtyrje deri në vdekje e agonisë së tij, e maktheve të tij dhe natyrisht, psikopatisë së tij.

Opozita nuk ngrihet mbi kufomën e Berishës. Opozita ngrihet nga e para, jo nga ata që presin me qiri tek koka të vdesë Berisha, por nga ata që bindin popullin opozitar se mund t’ia dalin dhe pa Berishën.

Roland Bejko i ka bindur 250 mijë njerëz që të rrinë në shtëpi, ose të dalin për të mos votuar Berishën. Tani Sali Berisha është një i varur me litar në qafë në mes të sheshit. Dhe pranë një të vdekuri, hienat janë qeniet më të neveritshme.

Grida i plotëson të gjitha kriteret për të qenë e tillë. Por më parë duhet të sigurohet se ujku plak ka vdekur. Pastaj të afrohet të kafshojë ndonjë kockë. Se mund ta pësojë dhe më keq.

Të fundit

Shurupi magjik i kollës me shegë dhe mjaltë, si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dobëson mekanizmat mbrojtës...

Çiftet e reja po bëjnë më pak fëmijë, avokatja zbulon tre faktorët kryesorë

Statistikat tregojnë se numri i lindshmërive në vendin tonë ka pësuar një rënie. Kjo vjen për një sërë faktorësh përfshirë këtu edhe frikën që...

Përplasen serbët në veri, qytetarët mbajnë heshtje për viktimat e “korrupsionit të Vuçiç”

Dhjetëra studentë dhe qytetarë serbë kanë marrë pjesë në tubimin “15 minuta heshtje” para përmendores së “Princ Llazarit” në veri të Mitrovicës. Ky aksion ndërmerret...

Trump dëshiron Groenlandën, danezët mbledhin 200 mijë firma të “blejnë” Kaliforninë

Një peticion  online po shtyn  Danimarkën të marrë kontrollin e Kalifornisë dhe “të sjellë korsitë e biçikletave në Beverly Hills”. Fushata vjen pasi presidenti...

Numër i dedikuar për ankesat/ Siguria ushqimore testi që Shqipëria duhet të kalojë

Siguria ushqimore është testi  i radhës që Shqipëria duhet të kalojë... kjo si përpjekje për të fituar besimin e konsumatorëve e njëherazi për të...

Lajme të tjera

Web TV