“Kemi shumicën absolute në Këshillin Bashkiak”/Veliaj:Na duhet bashkëpunimi i të gjithëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në takimin e djeshëm me anëtarët e rinj të Këshillit Bashkiak, tha se edhe pse Partia Socialiste ka shumicën, sërish lipset bashkëpunimi me të gjithë anëtarët e forcave të tjera politike, që do t’u bashkohen atyre në 4-vjeçarin e ardhshëm.

“Ne kemi një shumicë absolute dhe nuk kemi nevojë për votat e të tjerëve. Por kemi dëshirë të madhe për votat e të tjerëve, për ta çuar këtë qytet përpara.

Ndaj, ftesa ime sot është që edhe anëtarët e tjerë, edhe ata që morën më pak vota dhe përfaqësojnë bindje të tjera, të ndryshme nga tonat, të kenë mundësi që ta pasurojnë Këshillin tonë Bashkiak.

Ta pasurojnë me ide, ta pasurojnë me propozime. Nëse do të kthehemi në imitim të konferencave ditore për shtyp, kush është mafioz dhe kush është kriminel, atëherë sigurisht ne do përkthejmë në nivel lokal diçka bajate që e shohim përditë në nivelin qendror.

Ashtu si Kryeministri përpiqet përditë të shkojë përtej numrave tanë për të krijuar një konsensus kombëtar, për të trajtuar këtë përvojë si një vëllazëri kombëtare, ku ne të gjithë bashkë ecim përpara, do të doja që diçka e tillë të përkthehej edhe në qytetin tonë dhe në Këshillin tonë Bashkiak”, tha Veliaj.

Ai tha gjithashtu, se bashkëpunimi i këshilltarëve nevojitet edhe në nivel qarku, me të gjitha Bashkitë, ku po ashtu, PS ka dalë forcë e parë në çdo këshill.

“Janë të gjitha bashkitë e qarkut që do duhet të bashkëpunojnë për një mbarëvajtje të të gjithë rajonit tonë, që është rajoni që prodhon më shumë se gjysmën e ekonomisë, ku bashkë me Kamzën, Vorën, Rrogozhinën dhe Kavajën, jeton edhe më shumë se gjysma e popullsisë së vendit.

Çdo ditë do të doja që, përveçse të kujtoni detyrat tuaja familjare, apo civile, të kujtoni edhe këtë detyrë të shenjtë, jeni përfaqësues të qytetit të Tiranës.

Është një privilegj i madh, është edhe një përgjegjësi e madhe,” nënvizoi ai.

Të fundit

Krimet zgjedhore/ Dumani, Çela dhe Celibashi takohen me ambasadorët e huaj në vend

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi, i SPAK Altin Dumani dhe i Prokurorisë së Përgjithshme Olsian Çela kanë zhvilluar këtë të martë...

“Berisha, ‘Putin i vogël dhe qesharak’”/ Humbja e thellë, ajo parti do shkërmoqët më tej

Analisti Ilir Demalia komentoi zhvillimet e fundit në aspektin politik në vendin tonë, pas zgjedhjeve të 11 majit. Demalia tha se opozita nuk pranon...

A do tërhiqet PD nga kontrata e lobimit 6 milionë USD? Ja si përgjigjet Berisha

Teksa foli për atë që e quajti “farsë zgjedhore”, kreu i PD Sali Berisha u pyet nga gazetarët nëse PD do të tërhiqet nga...

U vra teksa ishte live në TikTok, Valeria Márquez u tradhtua nga shoqja e ngushtë?

Vrasja brutale e influencueses meksikane, Valeria Márquez, gjatë një transmetimi live në TikTok më 13 maj në sallonin e saj të bukurisë në Zapopan,...

Del në shitje shtëpia e Papa Leonit XIV!Ndodhet në Çikago, në ankand për 250 mijë dollarë

Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV, Papa i parë amerikan në histori, po del në shitje përmes një ankandi luksoz, pas një rritjeje...

Lajme të tjera

Web TV