Shkencëtarët thonë se kanë zbuluar ilaçin ndaj koronavirusit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ekip prej 10 shkencëtarësh nga Qendra Mjekësore Erasmus në Roterdam  dhe Universiteti i Utrechtit të Holandës thonë se kanë zbuluar një antitrup që arrin të shkëpusë infeksionin nga koronavirusi.

Sipas tyre ky zbulim mund të çojë në një ilaç antiviral dhe në aftësinë që njerëzit të testojnë veten në shtëpi.

Artikulli i studiuesve po shikohet në mënyrë të detajuar nga studiuesit e tjerë në platformën online BioRxiv, dhe më pas do të botohet nga revista shkencore “Nature”.

“Këtu raportojmë një antitrup monoklonal njerëzor që neutralizon SARS-CoV-2 (dhe SARS-CoV)”, thonë studiuesit.Ata pretendojnë se antitrupi që kanë zbuluar “neutralizon” virusin, dhe “ofron mundësinë për të parandaluar ose trajtuar COVID-19, dhe ndoshta edhe sëmundje të tjera që shfaqen në të ardhmen tek njerëzit.” “Me sa dimë, ky është antitrupi i parë që bllokon infeksionin,” shpjegoi Grosveld për revistën. “Të gjesh diçka të tillë është shumë e rrallë,” u shpreh ai.

Të fundit

Operacioni anti-drogë/ Dumani: Është goditur një prej grupeve kriminale më të fuqishme

Në një konferencë të përbashkët me zyrtarë të lartë të drejtësisë italiane, kreu i SPAK Altin Dumani deklaroi se...

Hailey Bieber flet për mëmësinë dhe zërat për divorc: Është periudha më e ndjeshme

Hailey Bieber është lodhur nga fakti që jeta e saj po analizohet në mënyrë të detajuar, veçanërisht pas ardhjes në jetë të fëmijës së...

“Mafia shqiptare”/ Prokurori Publik i Barit: Të vendosur për të luftuar këtë “kancer”

Prokurori Publik i Barit dhe Prokurori i Përgjithshëm, Roberto Rossi, ka vlerësuar bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet institucioneve ligjzbatuese italiane dhe shqiptare në luftën kundër...

Megaoperacioni antidrogë, arrestohet administratori i autobusëve të linjës Shqipëri-Itali

Megaoperacioni i koduar “Ura” mes autoriteteve shqiptare e italiane është shtrirë edhe në qytetin e Fierit. Mes 52 urdhër-arresteve të lëshuara është edhe Ligor...

“Treni bullgar” i PS nuk e justifikon dot “Ruletën ruse” të PD

Nga Ylli Manjani "Treni bullgar" i PS nuk e justifikon dot "Ruletën ruse" të PD. Kjo e fundit tashmë eshtë vetvrarë nga loja e ruletës....

Lajme të tjera

Web TV