Koronavirusi/ Rama: Spitalet private të ndihmojnë pacientët, kush nuk e zbaton…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur masën e radhës që ka ndërmarrë qeveria ndaj përballimit të situatës ndaj koronavirusit.

Sipas kreut të qeverisë edhe spitalet private do të vihen në shërbim të pacientëve të prekur nga koronavirusi në të kundërt do të penalizohen me gjobë 5 milionë lekë.

Nëse nuk ndryshojnë mendim as pas gjobës, atëherë sipas Ramës, spitalet private do të vendosen forcërisht ‘në dispozicion të shërbimit publik shëndetësor dhe personeli përkatës është i detyruar të shërbejë nën drejtimin shtetëror të strukturës gjatë gjithë kohëzgjatjes së infeksionit.”

AKTI NORMATIV HYRI NË FUQI DHE NGA SOT KA FORCËN E LIGJIT DERI NË PËRFUNDIMIN E LUFTËS

Ndër të tjera:

? NË VARËSI TË DINAMIKËS SË SPITALIZIMIT TË TË PREKURVE NGA COVID-19, ME URDHËR TË MINISTRIT PËRGJEGJËS PËR SHËNDETËSINË, VENDOSEN NË DISPOZICION EDHE STRUKTURAT PRIVATE SPITALORE, AMBULATORE, HOTELIERE, AUTOAMBULANCAT DHE PERSONELI PËRKATËS, SHËNDETËSOR E MBËSHTETËS.

? MOSZBATIMI I KËTIJ URDHËRI DËNOHET ME GJOBË NË MASËN 5 000 000 (5 MILIONË) LEKË. NË RAST MOSBINDJEJE PAS VENDOSJES SË GJOBËS, STRUKTURA PËRKATËSE VENDOSET FORCËRISHT NË DISPOZICION TË SHËRBIMIT PUBLIK SHËNDETËSOR DHE PERSONELI PËRKATËS ËSHTË I DETYRUAR TË SHËRBEJË NËN DREJTIMIN SHTETËROR TË STRUKTURËS GJATË GJITHË KOHËZGJATJES SË INFEKSIONIT

Të fundit

Mungesa e këtij minerali rrit rrezikun për zemrën dhe trurin

Kaliumi është një nga mineralet thelbësore që çdo qelizë në trupin tonë e përdor për të funksionuar si duhet,...

Dita Botërore e “Emoji”, cila është më e popullarizuara?

Dita Botërore e “Emoji”, e cila festohet më 17 korrik, është krijuar për të promovuar përdorimin e tyre. Emoji, të cilat janë krijuar për herë...

Porsche Cayenne e re, makina që pritet ‘të formësojë të ardhmen e makinave elektrike’

Porsche po vazhdon me forcë zhvillimin e makinave elektrike, edhe pse shitjet e Taycan ranë ndjeshëm vitin e kaluar. Madje, sipas raportimeve, modeli i ri...

30 mijë euro për t’u martuar me mbretëreshën e bukurisë franceze/ Belgu pre e mashtrimit

Një burrë belg 76-vjeçar, i quajtur Michel, ka përjetuar një zhgënjim të thellë pasi udhëtoi 760 kilometra nga Belgjika në Francë, për të takuar...

Zjarri në Belishovë të Mallakastrës shkrumbon dhjetëra hektarë me ullishte e pisha

Ende vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në fshatin Belishovë të Mallakastrës. Flakët që nga mesdita kanë përfshirë një sipërfaqe të gjerë me shkurre,...

Lajme të tjera

Web TV