Forcimi i Lekut po dekurajon ardhjen e turistëve nga Kosova

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përveçse eksportin e mallrave, forcimi i euros dekurajon eksportet e shërbimeve, të tilla si turizmi dhe call center.

Shqiptarët nga Kosova, që përbëjnë rreth 40% të ofertës turistike, po dekurajohen të pushojnë në Shqipëri.

Rënia e Euros në këmbim me Lekun i ka bërë edhe më të shtrenjta pushimet në Shqipëri.

Shpëtim Turku, nga agjencia e udhëtimit “Fibula” në Kosovë, shpjegoi se “me rritjen e Lekut ndaj Euros, po reflekton uljen e udhëtimeve nga Kosova në Shqipëri, pasi çmimet e paketave automatikisht janë 12% më të shtrenjta vetëm nga ky fakt.

Gjithashtu, përveç kursit të këmbimit, çmimet e paketave janë rritur rreth 15-20%.

Në total, në krahasim me vitin e kaluar, Shqipëria është më e shtrenjtë prej 27-32%”, shpjegoi z. Turku.

Sipas tij, do të ketë ulje më tej të turistëve nga Kosova për në Shqipëri, pasi pushuesit do të orientohen në tregje të tjera, siç është Turqia, Egjipti, Bulgaria, Greqia, etj.

“Fafa Resort”, një nga më të mëdhenjtë në vend, pohoi se këtë vit ka më pak vizitorë nga Kosova. Qëndrojnë më pak net dhe shpenzojnë më pak.

Një euro këmbehet me rreth 112 lekë aktualisht, nga 121 në maj të vitit të kaluar. Një turist, me 100 euro sot merr 11,200 lekë, nga 12,100 lekë në të njëjtën periudhë të një viti më parë, ose 900 lekë më pak.

Turistët nga Kosova nuk u rritën në 2022

Shifrat zyrtare nga Ministria e Turizmit tregojnë se nga janari në dhjetor 2022 Shqipërinë e vizituan 2.6 milionë shqiptarë të Kosovës.

Një vit më parë pra në 2021 shifra është pak a shumë në të njëjtin nivel por e parë në përqindje kemi një rënie me 0.04 për qind të turistëve nga Kosova.

Lexo edhe :  Zhvlerësimi i Euros thyen rekorde të reja këtë verë, pranë vlerës së 97.5 lekëve

Mbetet e paqartë si është bërë vlerësimi i turistëve në kushtet kur gjatë verës nisi kalimi i lirë në doganë mes dy vendeve në kuadër të zotimeve të marra gjatë mbledhjeve të përbashkëta të qeverive.

Rënia e papërfillshme e vitit 2022 nuk shihet si një problem në thelb, por ajo që është shqetësuese në vijim është fakti që turizmi patriotik mund të pësojë një rrjedhje të konsiderueshme me liberalizimin e njoftuar tashmë të vizave për Kosovën.

Shqipëria përjetoi në vitin 2022 vitin më të mirë historik në turizëm ku numri i të huajve që shkelën në territorin e vendit ishte 7.5 milionë deri në dhjetor ndërkohë që nga këta sipas statistikave të turizmit 7.1 milionë janë mirëfilltazi turistë.

Kosova vijon të mbajë peshën kryesore, me 34% të totalit të hyrjeve të shtetasve të huaj. Gjatë periudhës së pandemisë, Kosova mbajti gjallë turizmin shqiptar, teksa prej tij erdhën gjysma e hyrjeve.

Marrë nga Monitor.al

Të fundit

Hakerët “ndërpresin mbledhjen e këshillit gjerman”, transmetojnë një video pornografike

Një takim i këshillit lokal në Bodensee të Gjermanisë u ndërpre këtë javë kur hakerat morën kontrollin e transmetimit...

Si ta mbani djersën nën kontroll gjatë ditëve të nxehta të verës

Nxehtësia është sfiduese, por djersitja nuk është armiku juaj, përkundrazi, është një funksion vital i trupit Djersitja është një proces i natyrshëm dhe jetik për...

Trump paralajmëron Tajlandën e Kamboxhian: S’ka marrëveshje tregtare nëse ka luftë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se ka telefonuar udhëheqësit e Tajlandës dhe Kamboxhias për t’i nxitur të ndalin konfliktin kufitar që ka shpërthyer...

Meta i jep fund reklamave politike në Facebook dhe Instagram

Kompania Meta, nën të cilën operojnë Instagram dhe Facebook, ka njoftuar se do të anulojë plotësisht opsionin e reklamave politike dhe zgjedhore në vendet...

Situata del jashtë kontrollit edhe në Piqeras, zjarri përparon drejt banesave

Një vatër zjarri ka dalë jashtë kontrollit në fshatin bregdetar të Piqerasit, duke shkaktuar alarm mes banorëve dhe bizneseve në zonë. Flakët, që po përhapen...

Lajme të tjera

Web TV