Salianji ironizon Bashën: I katërti nuk mund t’i kërkojë llogari të dytit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i PD-së Ervin Salianji ka folur para seancës parlamentare për rikthimin e Lulzim Bashës.

Salianji deklaroi se PD-ja që ka vulën nuk mund t’i kërkojë llogari koalicionit “Bashkë Fitojmë” për zgjedhjet e 14 majit, pasi ata kanë dalë në vend të katërt.

Sipas tij, vetëm demokratët dhe shoqëria ka të drejtë të kërkojë llogari.

“Më vjen keq se gati gjysma e deputetëve të opozitës thuajse kanë qenë me vakanca, kanë qenë pushim. Tani meqenëse duket sikur është krijuar ndonjë turbulencë, po vijnë. Nuk ka asnjë faj populli në këto zgjedhje, faji është i drejtueseve të opozitës, është faji jonë është faji i deputetëve.

Po vazhdohet prapë me të njëjtën mënyrë dhe më vjen keq. Ajo që dua të them se ka dhe një paradë budallallëku që e shoh dhe para jush herë pas herë. Ata që kanë dalë të katërtit i kërkojnë llogari atyre që kanë dalë të dytët që pse keni dalë ju më mirë ndërkohë që përgjegjësinë kryesore e kanë vetë.

Këtu s’po them për veten, se vetë kam dalë i pari aty ku kam qenë, por pa diskutim që populli ka të drejtë të kërkojë llogari pse është ky rezultat nga më të këqijtë për opozitën.

Pa diskutim që demokratët dhe e gjithë shoqëria ka gjithë të drejtën të kërkojë llogari ndaj opozitës, por aktorët në lojë nuk mund t’i kërkojnë llogari njeri-tjetrit që pse ti dole në lojë më mirë se sa unë, kur kanë marrë pjesë vetë në lojë.

Duke u nisur nga ky vetë ndërgjegjësim për gjithçka që ka ndodhur nga ata vetë, pa diskutim pastaj që mund të flasim për të gjithë elementët e tjerë.

Nëse bëjmë gjasme sikur njerëzit kanë pritur që kush ka qëndruar në krevat dhe tani u ndez playstation-i për të luajtur lojën e ka gabim.

Dhe ndonjë tjetër që pasi i ngarkon ndonjë mision Rama, thotë hajde po vij tani. Nuk është kështu opozita dhe do ta shihni që demokratët kanë për t’i marrë para”, tha ai.

Të fundit

Opozita malazeze bllokon seancën e Kuvendit dhe miratimin e buxhetit

Opozita në Mal të Zi, e udhëhequr nga Partia Demokratike e Socialistëve (DPS), e bllokoi seancën e 21 janarit...

Zbardhet vendimi/ 530 kredi me zero interes për punonjësit e administratës

Do të jenë 530 punonjës të administratës publike që do të trajtohen me kredi të lehtësuar me interes 0% për blerje apartament banimi këtë vit (2025) Në...

Guardiola nxit Fodenin: Të rinovojë përjetësisht me Mançester Sitin

Pep Guardiola i ka kërkuar Fill Fodenit që të bëhet një lojtar i një klubi te Mançester Siti, duke ndjekur Erling Halandin në angazhimin...

Deri më 15 maj ndalohet në Durrës qarkullimi i automjeteve të transportit të përzier

Nga data 15 janar deri më 15 maj 2025, në disa nga rrugët kryesore të qytetit të Durrësit do të ndalohet qarkullimi i automjeteve...

Kompleksi i banimit në pushtetin e flakëve/ Si të mbroni shtëpinë me SIGAL

Zjarret janë një nga rreziqet më të mëdha që mund të përballoni në shtëpi. Përveç dëmeve materiale, ato mund të rrezikojnë edhe jetën e...

Lajme të tjera

Web TV