Tabaku thirrje qeverisë: Zbatoni vendimet për Bordin e Ushqimeve dhe të Karburanteve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku i ka bërë thirrje qeverisë të zbatojë vendimet e Gjykates Kushtetuese, duke shfuqizuar Bordin e Ushqimeve dhe të Karburanteve.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Tabaku shkruan se “Bordi i Ushqimeve ndonëse ligjërisht ende i pashkrirë de facto nuk po mblidhet më.

Ndërkohë që Bordi i Karburanteve vazhdon avazin e vjetër duke vendosur çmime në kurriz të shqiptarëve për naftën.”

Sipas Tabakut, vendimet antikushtetuese të bordeve u kushtuan shtrenjtë xhepit të shqiptarëve, ndërsa të paktën 600 mln Euro u paguan shtesë nga qytetarët në arkën e bizneseve që uleshin në tavolinë për të vendosur çmimin.

“Gjykata Kushtetuese në mbrojtje të xhepave të shqitparëve që paguajnë më shtrenjtë naftën”, tani i “takon qeverisë që të veprojë”– thotë Tabaku, duke shtuar se vonesat janë të kuptueshme pasi pushteti është ortake në çmimet e larta që vendos bordi.

“Qeveria duhet të zbatojë vendimet e Gjykates Kushtetuese! Gjykata kushtetuese ka vendosur që Bordi i Ushqimeve dhe Bordi i Karburanteve perveçse antikushtetuese i kanë kryer funksionet e tyre në kohë!

Në shkelje të plotë të konkurencës, me një rast të pashembullt në botë, bizneset e mëdha u ulën në tryezë me qeverinë e përcaktuan çmimet në dëm të xhepit të qytetarëve! Nga kjo shkelje e kushtetutës të paktën 600 mln Euro u paguan shtesë nga qytetarët në arkën e bizneseve që uleshin në tavolinë për të vendosur çmimin.

Bordi i Ushqimeve ndonëse ligjërisht ende i pashkrirë de facto nuk po mblidhet më. Ndërkohë që Bordi i Karburanteve vazhdon avazin e vjetër duke vendosur çmime në kurriz të shqiptarëve për naftën.

E gjitha kjo kur ka një vendim të GJK që flet qartë, kur jemi përballë një situate që nuk është më emergjente dhe kur çmimet e naftës dhe gazit në tregun ndërkombëtar janë stabilizuar!

Vendimi i GJK është i qartë dhe në mbrojtje të xhepave të shqitparëve që paguajnë më shtrenjtë naftën prandaj nuk ka asnjë arsye logjike dhe ligjore që bordi oligarkëve të jetë në fuqi.

I takon qeverisë që të veprojë, por e kuptoj dhe hezitimin e saj pasi është ortake në çmimet e larta që vendos bordi. Prandaj i bëj thirrje dhe parlamentit që të mblidhet për të kërkuar pezullimin e aktivitetit të këtij bordi.

 Jam e bindur që ka shumë prej kolegëve socialistë që mund të ndajmë shumë mendime të ndryshme por puqemi pikërisht në çmendurinë e këtij bordi sidomos pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

 Detyra e Parlamentit! Detyra e çdo deputeti është të mbrojë interesin e shqiptarëve, pasi ata janë zgjedhësit tanë dhe jo një klub oligarkësh që u vendos atyre çmimin e lartë të naftës duke ua shtrenjtuar jetën më shumë se sa inflacioni socialist!”- shkruan Tabaku.

Të fundit

Rusia dhe Ukraina këmbejnë qindra të burgosur

Rusia dhe Ukraina njoftuan të hënën se këmbyen disa qindra të burgosur. Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi përmes një...

Foshnjet e lindura në 2025 do t’i përkasin “Gjeneratës Beta”

Gjenerata Beta, grupi pas Gjeneratës Alfa (2010-2024), do të përfshijë të lindurit midis 2025 dhe 2039, sipas “New York Post”. Duke filluar zyrtarisht më 1...

Mbi 700 mijë turistë për një vit/ Gjirokastra, destinacioni i të huajve

Në këtë periudhë të festave të fundvitit Gjirokastra e gurtë është kthyer në një destinacion turistik të preferuar për turistët vendas dhe të huaj....

Nga klima, pandemitë dhe hapësira, parashikimet shkencore për vitin 2025

Çfarë mund të presim nga kërkimi shkencor dhe eksplorimi i hapësirës në vitin që do të fillojë? Faqja e internetit “Nature" ka bërë një...

Kupa e Shqipërisë/ Ndeshjet e fazës së 1/8-ve luhen më 14 dhe 15 janar 2025

Ndeshjet e fazës 1/8 të Kupës së Shqipërisë do të zhvillohen më 14 dhe 15 janar 2025. Komisioni i Ligave dhe Garave ka zyrtarizuar...

Lajme të tjera

Web TV