Begaj jep lajmin e mirë: Marrëveshja për sigurimet shoqërore, shumë shpejt efektive

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Italia është gati t’i japë fuqi ligjore marrëveshjes me Shqipërinë për njohjen e sigurimeve shoqërore për shtetasit shqiptarë e italianë që jetojnë e punojnë në të dyja vendet.

Lajmi u dha nga Presidenca e Shqipërisë teksa kreu ynë i shtetit, Bajram Begaj po zhvillon një vizitë 2-ditore në shtetin fqinj.

Nr.1 i shtetit shqiptar premtoi se kjo marrëveshje do të ofrojë zgjidhje efektive për shtetasit shqiptarë e italianë.

Pasi u prit dje me ceremoni zyrtare nga homologu italian, Sergio Mattarella, të dy udhëheqësit e vendeve respektive biseduan kokë më kokë dhe me delegacionet përkatëse për shumë çështje që përfshijnë: mbështetjen e Italisë për integrimin e Shqipërisë në BE, mbështetjen e shtetit italian për pranimin e Kosovës në institucionet ndërkombëtare, mbrojtjen dhe promovimin e kulturës arbëreshe, e cila pritet të pranohet në UNESCO, lufta Rusi-Ukrainë, etj.

Që prej marrjes së detyrës si drejtuesi më i lartë i shtetit shqiptar në 24 korrik 2022, kjo është vizita e parë madhore që Begaj ka zhvilluar jashtë Shqipërisë.
Sigurimet shoqërore, Presidenca e Shqipërisë: Italia e gatshme ta përfundojë!
Presidenca e Shqipërisë dha lajmin më të rëndësishëm të ditës së djeshme të vizitës 2-ditore të presidentit tonë në Itali: mbylljen e procesit të njohjes së sigurimeve shoqërore për shtetasit shqiptarë dhe italianë që punojnë e jetojnë në këto 2 vende.

Kreu i shtetit shqiptar u shpreh i bindur se kjo marrëveshje, pasi të miratohet e ratifikohet në të dyja shtetet tona, do t’i ndihmojë shumë në aspektin financiar e jetik shtetasit shqiptarë e italianë.

“Presidenti Begaj shprehu mirënjohje për vullnetin e palës italiane për të përmbyllur procedurat e marrëveshjes për sigurimet shoqërore dhe shprehu besimin se kjo marrëveshje do të bëhet shumë shpejt efektive, për të ndihmuar si shqiptarët ashtu edhe italianët që jetojnë e punojnë respektivisht në të dy vendet”, bëri me dije Presidenca e Shqipërisë.
Arbëreshët e Italisë, Italia mbështet njohjen e kulturës së tyre nga UNESCO
Për sa i përket bashkëpunimit dhe bashkëjetesës mes shqiptarëve dhe italianë, presidenti Begaj vlerësoi mbështetjen e shoqërisë dhe shtetit italian për integrimin e komunitetit arbëresh në këtë Itali dhe ruajtjen e traditave të tyre për shumë shekuj me radhë.

Lexo edhe :  SHORTI/ Grup "ferri" për Shqipërinë, goglat i përcaktojnë Serbinë dhe Anglinë

Në aspektin e bashkëpunimit dhe promovimit të këtyre vlerave, palët janë dakord të ndërmarrin projekte të përbashkëta për lartësimin në arenën ndërkombëtare të kulturës arbëreshe. Konkretisht bëhet fjalë për fondi “Moti i Madh”, për të cilën po punojnë prej kohësh studios arbëreshë që të pranohet nga UNESCO.

“Duke u ndalur te roli e te kontributi i arbëreshëve dhe i komunitetit të ri shqiptar në Itali, Kreu i Shtetit vlerësoi se falë mbështetjes e solidaritetit shtetëror, si dhe falë mikpritjes italiane ata janë më së miri të integruar në jetën sociale, ekonomike, por edhe politike italiane, duke mos u ndjerë kurrë të kërcënuar për t’u asimiluar.

Të dy Presidentët ranë dakord të mbështesin iniciativat e përbashkëta shtetërore në ruajtjen dhe në promovimin e këtyre vlerave të përbashkëta, të cilat qëndrojnë në themel të miqësisë së sprovuar midis dy popujve.

Një nga këto iniciativa, si ajo e fondit të trashëgimisë arbëreshe ‘Moti i Madh’, është e lidhur me përpjekjet e përbashkëta për ruajtjen dhe promovimin në UNESCO të gjuhës dhe traditave arbëreshe”, njofton më tej Presidenca e Shqipërisë.

Axhenda e vizitës së Presidentit Begaj në Itali
Pas bisedimeve të gjera në Pallatin Presidencial të Italisë “Quirinalle”, presidenti Begaj u
takua dhe me Presidentin i Dhomës së Deputetëve të Italisë, Lorenzo Fontana.

Ndërsa, më sot, Presidenti Begaj do të vizitojë rajonin e Abruzzos, ku do të pritet nga autoritetet vendore të këtij rajoni, në Aquila dhe Chieti, si dhe do të takohet në Villa Badessa me komunitetin historik arbëresh dhe përfaqësues të komunitetit të ri shqiptar të këtij rajoni.

Të fundit

Falë AI moti tashmë do të jetë i saktë deri në 15 ditë

Problemi me parashikimet e motit është gjithmonë i njëjtë. Ardhja e Inteligjencës Artificiale , megjithatë, mund të kufizojë gabimet, duke premtuar...

Siguria kibernetike/ Qeveria ngre Autoritetin Kombëtar, propozimi shkon te kryeministri

Rreth 2 vite pasi institucionet shqiptare u përballën me sulme kibernetike, qeveria ka vendosur ngritjen e një autoriteti kombëtar për sigurinë kibernetike. Sipas vendimit...

SHBA i tha sërish ‘Jo’ Berishës, Hasanaj: Non-grata e dytë, nga administrata Trump!

Sidi Hasanaj, pjesë e demokratëve euro-atlantikë, foli në Studio Live edhe për shpalljet non grata nga SHBA, teksa sot u sanksionua një biznesmen në Bosnje i...

Parashqevi Simaku komunikon me të birin pas shumë vitesh, flet edhe me ish-bashkëshortin

Biznesmeni shqiptar Elton Ilirjani ka shpërndarë një lajm të gëzuar pasditen e sotme, teksa ka njoftuar se këngëtarja e njohur Parashqevi Simaku ka arritur...

Këshilli Bashkiak miraton vendimin për dhënien e bursave për vitin shkollor 2024-2025

Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi sot vendimin për dhënien e bursave për nxënësit e arsimit parauniversitar për vitin shkollor 2024–2025. Ky vendim synon të...

Lajme të tjera

Web TV