Rama ironizon opozitën: Premtuan fitore të madhe, të nesërmen filluan flasin për vjedhje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama është ndalur në Elbasan në kuadër të turit falenderues për besimin që i dhanë qytetarët me 14 Maj.

Gjatë fjalës së tij, kryesocialisti nuk kurseu as ironinë me opozitën teksa tha se gjatë fushatës premtonin fitore të madhe por pas zgjedhjeve filluan të flasin për vjedhje të votave.

“Duhen mirëkuptuar edhe kundërshtarët tanë, të cilët deri në momentin e fundit, i keni parë janë të krekosur, premtojnë fitore të mëdha, triumfe të mëdha, rrëzime të mëdha të të gjithë shumicës tonë dhe papritur të nesërmen në mëngjes gdhihen si të tronditur nga një makth dhe fillojnë e flasin për dhunë, grabitje dhe vjedhje sepse ata nuk e dinë, nuk e kanë idenë se çfarë rrjeti kapitali njerëzor, zemrash dhe mendjesh i shtrirë në të gjithë territorin e Shqipërisë është PS.

S’e dinë se çfarë skuadre e jashtëzakonshme është PS, ashtu sikundër nuk duan ta shikojnë atë që unë besoj me 14 maj e panë edhe shumë njerëz që nuk kanë votuar ndonjëherë për ne, të cilët e kanë pozicionuar veten djathtas për një mijë e një arsye. Por e panë se vota e 14 majit ishte një vote ku duhej vendosur me mendje dhe jo me zemër.”, tha Rama

Të fundit

Shifra marramendëse! Njihuni me qytetin më të pasur në botë

New York është shpallur qyteti më i pasur në botë, duke lënë pas metropolet e njohura si Parisi, Singapori...

Anita Haradinaj bën rrëfimin prekës: Përjetova tri aborte, mjeku më tha se duhej të…

Anita Muçaj-Haradinaj ishte e ftuar në podkastin e Orinda Hutës, “Mam”, kësaj radhe për të mos folur vetëm për profesionin e saj si gazetare,...

Ekzekutohet me breshëri plumbash reperi i njohur (Emri)

Ditën e sotme në Norrköping të Suedisë është ekzekutuar me breshëri plumbash reperi 23-vjeçar, Gaboro. Videoja që qarkullon në mediat sociale, tregon vrasësin që del...

A besoni se administrata Trump do t’i heqë Berishës ‘non grata-n’?/ Si përgjigjet Këlliçi

Belind Këlliçi, anëtar i Kryesisë së PD-së, tha se ‘non grata’ për Sali Berishën do të hiqet nga administrata e re amerikane e Donald...

Donald Trump/ Bomba megaton, do të kërkojë 5% të PBB-së nga vendet anëtare të NATO-s

Donald Trump do të kërkojë që vendet anëtare të NATO-s të rrisin shpenzimet e mbrojtjes në 5% të PBB-së së tyre. Në të njëjtën kohë,...

Lajme të tjera

Web TV