Krifca: Shqipëria, vendi i parë në Mesdhe që plotëson kuotën e peshkimit të tonit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria është vendi i parë në Mesdhe që plotëson kuotën e peshkimit të peshkut ton për vitin 2023.

Këtë e konfirmoi ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca e cila vlerësoi rezultatet pozitive në sektorin e peshkimit.

“Kemi informuar autoritetet e ICCAT se e gjithë sasia vjetore prej 264 tonë, kuota maksimale për vendin tonë, është realizuar nga anijet dhe peshkatarët shqiptarë.

Krenare të shoh rezultate pozitive për peshkimin i cili është një ndër sektorët shqiptarë më të suksesshëm të dhjetë viteve të fundit”, u shpreh ajo.

Krifca theksoi se qeveria e ka mbështetur këtë industri për rinovimin e flotës, instalimin e pajisjeve frigoriferike, ndryshimin e motorëve, mbështetje me litra naftë e tashmë e ka përfshirë edhe në skemën kombëtare të trajnimit.

“Jemi dëshmitarë të një dhjetëfishimi të punësimit dhe të investimeve në peshkim e do të vazhdojmë të jemi krah tyre”, shtoi ministrja.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Të fundit

Asociacioni, dialogu… sfidat pas zgjedhjeve?

Ndërsa Kosova u afrohet zgjedhjeve të saj parlamentare më 9 shkurt, vendi përballet me disa sfida kritike që mund...

VRASJA E SHEKULLIT NË SIRTARËT E DREJTËSISË SHQIPTARE

Nga Korab RUNJA   Rrallëkush si ish-drejtuesi i Parë i Policisë së Shtetit, Artan Cuku, ka fituar pavdekësinë pas vrasjes për shkak të detyrës nga falangat...

Brahimllari ikën tek PS, PL: “Sufllaqexhi” i përdorur nga Rilindja

Endrit Braimllari, ish-anëtar i Partisë së Lirisë dhe një figurë dikur e afërt me Ilir Metën, ka shkaktuar debat të gjerë me deklaratën e...

Berisha “sulmon indirekt” kryetarin e “Djathtas 1912”

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, edhe pse theksoi se e djathta është e bashkuar, nuk ngurroi të sulmonte anëtaren e gjykatës kushtetuese Masida...

Zgjedhjet 2025/ Pesha e madhe e votës së diasporës, mbi 10 mijë aplikime në 72 orë

Deri pasditen e djeshme mbi 10 mijë emigrantë aplikuan për tu regjistruar si votues në zgjedhjet e ardhshme. Emigrantët kanë afat deri më 3...

Lajme të tjera

Web TV