Avokati Idajet Beqiri, i ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania komemtoi lirimin e ish-ministrit Saimir Tahiri nga burgu.
Ai theksoi se procesi i Tahirit nisi si politik e përfundoi si i tillë. Më tej ai nënvizoi se ndodh shumë rrallë që në vendin tonë personat e burgosur të lirohen me kusht.
“Procesi i Tahirit nisi si politik , u finalizua si proces politik e ju dha një dënim politik që nuk ishte fare juridik e ligjor.
Për rrjedhojë po politizohet aq shumë sërish sa nuk po i lë shqiptarët që të përfitojnë dënimet alternative, të cilat në vendin tonë pothuajse nuk i japin fare.
Shumë rrallë ndodh që gjyqtarët të japin lirim me kusht”- tha ai.