Roskovec/Burrë e grua me koronavirus, Bashkia: Të vetizolohen urgjent banorët e fshatit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Koronavirusi ka filluar të prekë edhe qytetet e tjera. Kështu burrë e grua të fshatit Mbërs të Roskovecit kanë rezultuar pozitivë me koronavirus. Ndërkaq, bashkia nga ana e saj, iu ka bërë thirrje urgjente banorëve të fshatit që të vetizolohen.

Sipas informacionit nga bashkia, çifti i bashkëshortëve kishin udhëtuar në Itali, ndërsa pas kthimit kanë pasur kontakte të ngushta në fshat, çka bën që bashkia të kërkojë që banorët të izolohen.

???Njoftim i rëndësishëm!

Në vijim të masave të ndërmarra për parandalimin e virusit COVID-19 dhe në bashkëpunim të ngushtë me Q Sh të Bashkisë Roskovec ,

ju njoftojmë se kanë rezultuar pozitiv me Koronavirus #COVID1, dy banorë të fshatit Mbërs, Njësia Administrative Kurjan.

Çifti i bashkëshortëve G & S Misiraj, i janë nënshtruar testimit për COVID-19 dhe kanë rezultuar pozitiv.

Kjo familje ka pasur histori udhëtimi në Itali.

???Bashkia Roskovec i bën thirrje URGJENTE të gjithë banorëve të fshatit Mbërs të vetë- izolohen, duke qenë se familja Misiraj ka pasur kontakte të ngushta me banorët e fshatit.

Kërkojmë bashkëpunimin e të gjithëve për të kuptuar rëndësinë e kësaj situate dhe respektimin e rregullave bazë:

�qëndrimin në shtëpi dhe higjienë maksimale personale për veten dhe të tjerët.

❗❗Kjo është një “luftë” që na përket të gjithëve, kujdesuni për veten dhe miqtë tuaj pasi kështu do të mund të mbrohemi të gjithë.

Urojmë shërim sa më të shpejtë çiftit Misiraj.

Zoti qoftë me ne ! ?

#JoPanik #Kujdes #qendroninështëpi #Vetëizolohu.

Të fundit

“Le të bëjmë historinë!” Cristiano Ronaldo konfirmon të ardhmen

Cristiano Ronaldo ka firmosur një kontratë të re dyvjeçare me klubin Al Nassr, duke konfirmuar qëndrimin e tij në...

A po rritet realisht ekonomia shqiptare? Shifrat tregojnë disa “po” dhe disa “jo”

Ekonomia shqiptare u rrit me 3.4% në fillim të vitit, por jo mjaftueshëm. Rritja mbështetet tek administrata, ndërtimi e turizmi, ndërsa bujqësia dhe industria...

Miratohet plani, një fushë futbolli në muzeun “Martin Cani”

Në mbledhjen e fundit, Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së miratoi ndërtimin e një fushe me bar artificial pranë muzeut “Martin Cani”. Pas kërkesës së familjes Cani...

Kapet teksa tentonte të vidhte në një banesë, arrestohet 35-vjeçari

Një 35-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit pasi u kap në flagrancë teksa tentonte të kryente një vjedhje në një banesë në lagjen...

“Ore ç’punë keni me ata që mbjellin shalqi e pjepër?!”

Deputeti socialist Erion Braçe ka kritikuar strukturat e Policisë së Shtetit, duke denoncuar thirrjen, të cilën ai e quan të paligjshme, në Komisariat të...

Lajme të tjera

Web TV