Burano, çfarë të vizitoni në qytetin shumëngjyrësh të Italisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

I famshëm për faktin se është një nga qytetet më me gjallëri dhe me ngjyra në botë, Burano është një nga ishujt e mrekullueshëm të Italisë.

Me vendndodhje në veri të Italisë, në Lagunën e Venecias, Burano është një ishull i vogël por mahnitës, i konsideruar si ndër qytetet më të bukura në Itali, falë kanaleve të mrekullueshme dhe ndërtesave të çuditshme, shumëngjyrëshe, të cilat janë arsyeja pse njerëzit e vizitojnë ishullin.

Qyteti ndihet si një mini-Venecia, me kanalet piktoreske, por pa turma, duke e bërë atë një parajsë të përsosur për fotografët.

Po planifikoni një udhëtim në Burano? Më poshtë do të lexoni disa gjëra që duhet të dini, për të vizituar qytetin.

Romakët hedonistë ishin banorët e parë të ishullit Burano të Venecias

Shumë historianë besojnë se ishin romakët hedonistë, që u vendosën të parët në ishullin Burano. Pushuesit nuk do të gjejnë asnjë rrënojë koloseu apo tempujsh, por mbetje të tjera në ishull dëshmojnë se ata ishin banorët e parë.

Deri në shekullin e gjashtë, disa banorë nga Altino erdhën në ishull dhe dhanë kontribute të rëndësishme në Burano. Në vitet 1500, banorët e Altinos u bënë të njohur falë grave të tyre punëtore, që filluan të bënin punime me dantella.

Punimi i dantellave është ende një aktivitet popullor dhe burim jetese për shumë banorë të Buranos.

 

Në Burano ndodhet një kullë e pjerrët, e cila ia vlen të vizitohet

Ndërsa Kulla e Pizës është një nga strukturat më të famshme në Itali, ajo nuk është e vetmja kullë e anuar në vend, dhe ajo në Burano padyshim që ia vlen të vizitohet.

E ndërtuar në shekullin e 16-të, 53 metra e lartë, Campanile Storto di Burano, ndodhet prapa një grupi ndërtesash shumëngjyrëshe, pranë kishës San Martino.

Vendndodhja e saj pas ndërtesave shumëngjyrëshe, krijon një mundësi perfekte për të bërë fotografi, duke e bërë atë një nga atraksionet kryesore në Burano.

 

Burano ka vetëm një shesh: Piazza Galuppi

Po, ka vetëm një shesh në Burano dhe ia vlen ta eksploroni. Pizza Galuppi është e mrekullueshme, e madhe dhe e rrethuar me ndërtesa të bukura, tek të cilat ndodhen disa nga dyqanet më shumëngjyrëshe, që shesin artikuj të ndryshëm.

Rruga kryesore është gjithashtu e famshme për ushqimin, pasi atje ndodhen disa nga restorantet, kafenetë dhe pastiçeritë më të shijshme, duke e bërë atë një vend të përsosur për të ngrënë në Itali si një vendas.

Lexo edhe :  Foshnjet e lindura në 2025 do t’i përkasin “Gjeneratës Beta”

Në Piazza Galuppi, pushuesit do të kenë një mundësi për të parë pusin e ujit të Istrias të vitit 1588.

 

Piazza Galuppi është një nga vendet më të mira për t’u vizituar në Burano

Muzeu i dantellave i Buranos është vendi për të mësuar rreth prodhimit tradicional të dantellave në ishull.

Prodhimi i dantellave në Burano, i cili u prezantua në ishull në vitet 1500, është bërë një pjesë e rëndësishme e ekonomisë lokale për shumë shekuj.

Turistët mund të eksplorojnë këtë traditë të adhurueshme të lashtë në të gjithë qytetin, duke përfshirë disa dyqane që shfaqin krijimet e tyre.

I vendosur në sheshin Galluppi, Muzeu Burano Lace është vendi i përsosur për të mësuar rreth traditës.

Tradita e dantellave u prezantua nga gratë nga Altino që u vendosën në ishull. Talenti i tyre në prodhimin e dantellave u njoh ndërkombëtarisht dhe për një kohë, produktet u eksportuan në të gjithë Europën kontinentale.

Krijimi i dantellave ka pësuar shumë ndryshime, që nga koha kur u prezantua e deri më tani.

 

Gjuha e folur gjerësisht në Burano është italishtja, por pak banorë përdorin dialektin lokal venecian

Italishtja është gjuha zyrtare dhe e folur gjerësisht në ishullin Burano, por turistët do të gjejnë disa vendas, që komunikojnë në gjuhën veneciane.

Në fund të fundit, ishulli ndodhet në rajonin Veneto. Për fat të mirë, shumë nga hotelet dhe restorantet kanë staf, që mund të flasë anglisht, spanjisht, frëngjisht dhe gjermanisht.

Anglishtja flitet gjerësisht në hotele dhe restorante, por është ende jetike dhe e sjellshme, të mësoni disa fjalë në gjuhën italiane.

 

Burano është një nga vendet më të mira në Itali për t’u vizituar me fëmijët

Burano është ndër destinacionet e Italisë, për t’u eksploruar me fëmijët, pasi ka shumë gjëra që një e gjithë familja do të pëlqente.

Nga shijimi i ngjyrave të ndërtesave shumëngjyrëshe në rrugët e mrekullueshme, e deri te vizita në Mazzorbo, ku ndodhet një kënd lojrash tepër argëtuese, Burano është një nga destinacionet më të mira familjare për t’u vizituar në Itali.

Mazzorbo është një ishull i vogël, i lidhur me Buranon nëpërmjet një ure druri. Mazzorbo është një vend i izoluar, që daton në vitin 640 pas Krishtit dhe ofron një mundësi të shkëlqyer për të parë një anë të veçantë të Rajonit Veneto. / The Travel

Të fundit

Shtojne rrezikun e shfaqjes se osteoporozës, si ndikojnë duhani dhe…

Pohimi që dhe alkooli janë dy kombinime të dëmshme për trupin e njeriut është i njohur tashmë. Megjithatë konsumi i...

Planet për t’i shitur Izraelit armë me vlerë 8 miliardë dollarë

Departamenti i Shtetit informoi Kongresin mbi planifikimin për t’i shitur Izraelit armë me vlerë 8 miliardë dollarë, thonë zyrtarët amerikanë, ndërsa vendi aleat i...

Greqi/ Dy shqiptarë u arratisën nga burgu, mediat greke: Dyshohet se janë të armatosur

Autoritetet greke janë vënë në alarm pas arratisjes së dy shqiptarëve nga burgjet në Kassavetia. Sipas mediave greke hetimet janë fokusuar në Atikën Perëndimore, pasi...

Çdo 1 janar me makinë drejt Durrësit atëhere dhe sot

Nga Kreshnik Spahiu Çdo 1 janar udhëtoja Tiranë-Durrës dhe s’kalonte asnjë veturë në 36 kilometra rrugë. Çdo 1 janar kam udhëtuar me makinë nga Tirana në...

Broja dëmtohet sërish, sulmuesi kuqezi del nga fusha në ligën angleze

Armando Broja pëson një tjetër dëmtim në Premier Ligën angleze. Sulmuesi i kombëtares shqiptare u lëndua në minutën e 19-të të ndeshjes që skuadra e...

Lajme të tjera

Web TV