Mbi 4 milionë lekë, kjo është targa më e shtrenjtë që është shitur në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për herë të parë në Shqipëri është aplikuar një sistem rezervimi online për targat e serive të veçanta. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka publikuar ankandain e parë të targave të personalizuara online.

Targa e paguar më shtrenjtë ishte Targa “ZZ77ZZ u shit për 430,000 lekë, e pasuar nga targa “7ZZZ7 dhe targa ‘1K1NG’!

‘Çekiçi goditi tryezën në orën 15:00, në kapanonin tonë në Fushë-Prezë duke nisur kështu Ankandin e parë të Targave të Personalizuara! 

Një atmosferë tërësisht automotive mirëpriti shërbimin tonë më të ri, risinë e Ankandit, për një standard krejt të lartë transparence në blerjen e kombinimit të preferuar, duke nisur ndërtimin e një kulture të ndershme tregëtimi, përkundër sjelljeve të së shkuarës së nënbanakut e rryshfetit!

Tabu që thyhen në vendin ku mjetet rrugore private qenë herezi deri në 1990-ën, ndërsa sot flota vendase rritet në mbi 850 mijë mjete dhe në mënyrë krijuese gjenerojmë fonde që shkojnë për programe edukative mbi sigurinë rrugore dhe aktivitete të trashëgimisë automotoristike, Retro Albania, sisteme e infrastrukturë moderne, investime e kapacitete!

Mes brohoritjesh, tabelash që ulen dhe ngrihen për të ofertuar vlerën më të lartë, u shpallën fituesit e targave të para me ankand.

Të gjithë janë kurioz të dinë se cila është targa më e lakmuar dhe e paguar më shtrenjtë Targa “ZZ77ZZ me disa ofertues u shit për 430,000 lekë, e pasuar nga targa “7ZZZ7 dhe targa ‘1K1NG’!

Mirë u takofshim në ankandin e radhës, që tashmë do të jetë format pune i shpeshtë, për ato targa që kanë potencial oferte të gjerë! 

Të fundit

Dash Sula tallet me demokratët: Vijoni vajtimin në seli!

Ish-deputeti i PD-së, dashnor Sula, i ka bërë thirrje deputetëve që t’i rikthehen punës në Kuvend pas zgjedhjeve të...

Familjarët gjejnë shqiptarin të varur pranë shtëpisë në Greqi, dyshimet e para…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 41-vjeçar shqiptar është gjetur i pajetë. Mësohet se shqiptari është gjetur i varur pranë shtëpisë...

Exit Poll-et për zgjedhjet në Rumani: Nicusor Dan drejt presidencës

Në një garë zgjedhore me pjesëmarrje rekord, kandidati i pavarur centrist dhe kryetari aktual i Bashkisë së Bukureshtit, Nicusor Dan, pritet të zgjidhet presidenti...

Balla: Mirënjohje mbi 120 mijë emigrantëve që mbështetën PS

Taulant Balla ka reaguar me një mesazh falënderimi pas përfundimit të numërimit të votave të ardhura nga jashtë vendit në zgjedhjet parlamentare të 11...

3 duelet më të forta në zgjedhjet e 11 majit, beteja brenda PS dhe PD

Zgjedhjet e 11 Majit përpos fitores së Partisë Socialiste, prodhuan edhe “luftë” për mandate brenda vetë partive, si te të majtët po ashtu dhe...

Lajme të tjera

Web TV