Kush është Vangjush Dako, njeriu që akuzohet se kontrollon Durrësin nga prapaskena

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vangjush Dako hyri në politikë, ne vitin 2007. Karrierën e tij suksesshme, Dako e nisi duke fituar zgjedhjet për bashkinë e qytetit Durrës kundrejt kandidatit të maxhorancës Armand Teliti me një diferencë prej vetëm 308 votash

Në vitin 2011, Dako, jo vetëm që arriti të fitojë zgjedhjet përballë kandidatit të maxhorancës Ferdinant Xhaferraj, por arriti të fitojë me gati 3600 vota diferencë. Dako u bë figurë e rëndësishme për socialistët në zgjedhjet vendore të vitit 2013. Në Qarkun Durrës, ku përfshihen edhe bashkitë Shijak dhe Krujë, socialistët fituan 44% të votave, pasi kishin fituar vetëm 39% më 2009. Dhe më 2017, ata arritën të fitojnë 51% të votave. Durrësi u bë në këtë mënyrë qarku që ndikoi shumë në fitoren kombëtare të demokratëve më 2005 dhe në atë të socialistëve më 2013 e 2017 dhe aktori kyç i këtij suksesi dukej se ishte pikërisht Vangjush Dako.

Në vitin 2018, një hetim i nisur nga autoritetet gjermane mbi një organizatë të madhe kriminale që vepronte në fushën e trafikut të drogës, zbuloi, jo vetëm rrjetin kriminal në disa qytete në Shqipëri, por edhe mënyrën e çlirët me të cilën, politikanët në Shqipëri bisedojnë dhe marrin favore nga eksponentët e krimit. Operacioni i titulluar VOL-VO4 solli arrestimin e jo vetëm dhjetëra personave të dyshuar për trafik droge, por edhe të dy ish-deputetëve kontroversë të Partisë Socialiste, Arben Ndoka dhe Arben Çuko. Emrat e tyre dolën në mënyrë rastësore në hetimin për drogë.

Përgjimet vunë në dukje gjithashtu se trafikantët e drogës, jo vetëm që merren me trafik, por kanë fuqinë të mobilizojnë vota, të blejnë vota dhe, së paku në një rast, të katapultojnë të preferuarin e tyre në listat e kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste.

Lexo edhe :  'Lumë' parash për qendrat e emigrantëve në Shëngjin

Dosja në fjalë quhet 339. Fragmente bisedash të përgjuara nga prokuroria treguan se si, Vangjush Dako, kryebashkiaku, kishte marrëdhënie të shpeshta me anëtarët e grupit të trafikantëve. Njëri prej trafikantëve, Astrit Avdylaj, kreu i grupit, përgjohet duke thënë se do t’i propozojë Edi Ramës një njeri të tijin për kandidat për deputet dhe se në shkëmbim të kësaj, rezultati i socialistëve në Shijak do të ishte i tillë që do të surprizonte edhe vetë Ramën.

Në vitin 2019, socialistët nuk e rikandiduan më atë për kryetar bashkie ndërsa pak muaj pas largimit si kryetar, Departamenti i Shtetit shpalli emërtimin e tij si person i përfshirë në korrupsion madhor dhe sanksionoi ndalimin e tij dhe të familjes nga hyrja në SHBA.

Ekspozimi i lidhjeve të krimit në Shijak me Partinë Socialiste dhe me Dakon vuri në pah edhe atë që u bë më vonë i njohur si makineria elektorale e socialistëve, e cila akuzohet se ka përvetësuar të dhënat personale që qytetarët kanë depozituar nëpër institucione të ndryshme publike dhe i shfrytëzon këto të dhëna, herë për të bërë fushatë, e me raste, për të blerë vota e për të shantazhuar votuesit.

Dako, zyrtarisht pa pushtet politik, vijoi të akuzohet në mënyrë të përsëritur nga opozita se kontrollon Durrësin nga prapaskena, gjë që ai e ka mohuar.

 

 

Të fundit

Sfidat e leximit, bumerangu në epokën e teknologjisë

Nga Leonard Veizi Vazhduar sot por nisur që disa vite më parë, njerëzit po i drejtohen gjithnjë e më shumë...

Seanca plenare/ Bardhi në Kuvend “zhvesh” Bashën, “vesh” Berishën

Gazmend Bardhi kërkoi nëpërmjet një dokumenti zyrtar ndryshime në përbërjen e komisioneve parlamentare futjen e deputetëve që përkrahin Sali Berishën duke “zhveshur” deputetët e...

Temperatura deri në 36 gradë celsius, parashikimi i motit për sot

Masat ajrore të qëndrueshme do të vijojnë të jenë prezente mbi vendin tonë edhe gjatë ditës së premte. Moti parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët...

Horoskopi ditor, 7 Qershor 2024

Dashi Kjo është një periudhë e cila do ju shohë mjaft të zënë me gjithë ato raporte, të cilat nuk ju lejojnë që të ndiheni...

Lajme të tjera

Web TV