Zgjedhjet për kryetarin e ri të PD/ Analisti plas deklaratën: Gara, në funksion të Bashës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Analisti i njohur Arjon Sulo gjatë një interviste televizive ka deklaruar se Partia Demokratike po shkon drejt shuarjes.

Komentet Sulo i bëri gjatë një interviste për Panorama TV, ku tha se gara për zgjedhjen e kryetarit të ri të PD-së, bëhet në funksion të ish-kryedemokratit Lulzim Basha.

Ai tha se ka një plan të mirëmenduar për rikthimin e Bashës në krye të kësaj force politike.

Pjesë nga biseda:

Arjon Sulo: “Çështja në PD është serioze, me këto qëndrime rrezikon të bëhet qesharake. PD po shkon drejt shuarjes. PD-ja tani u nda në tresh, ndërsa PD-ja e vulës në dysh.

Basha ka ardhur dhe bëhet në funksion të Bashës gara për zgjedhjen e kryetarit.

Propozimi i Bardhit për mbledhjen e Këshillit Kombëtar mund të jetë i paplotë por bën përpjekje për bashkim, hap një shteg bisedimesh e negociatash, kurse këta i mbyllin fare. Pse i mbyllin? Këta kanë qëllimin të zgjidhet kryetari, Këshilli, pastaj strukturat e organizimit të PD-së poshtë. Me zgjedhjen e Bashës, këshilli të bëhet uniform me njerëzit e Bashës, kryetarët e degëve uniform dhe të jenë njerëz të besuar të Bashës.

Pse nuk i bënë zgjedhjet, ka qenë plan i mirëmenduar. Ishte plani që të rrinte vendi vakant që të kthehej Basha dhe të humbeshin zgjedhjet, e të kthehej ai si hero.

Deputetët do të ikin, ose do dalin më vete ose do shkojnë tek Berisha.

Do të ketë një fraksion të ri ose do shkojnë tek Berisha. Bardhi ka thënë që do jepte dorëheqjen nëse Berisha kthehet, mund të ndahet në tresh.

Demokratët do të rrinë në shtëpi, të treja grupimet do të rrudhen. Flasim për asimilim të opozitës. Ky qëllim për të bërë partinë si pronë private, çon edhe 100 mijë demokratë të tjerë në shtëpi.

Lexo edhe :  Mbeti jashtë Kuvendit për pak vota/ Reagon Blerina Gjylameti

Basha do të zgjidhet kryetar.

A duhet të krijojë Berisha parti të re?

Arjon Sulo: Parashikimi im është që Berisha nuk do të krijojë parti të re, emri i tij është vula dhe logo e PD.

Partinë e re demokratike duhet ta krijonte pakica. Ai ka nevojë për formalizim, nuk është fitues. Duhet që të pakica të bënte parti tjetër, të mos kishim ndarje, por fraksion. Legjimiteti i palëve buron nga votat, pjesa e Bashës ka më pak vota. Po nxiton të marrë historinë e PD-së, kjo tregon qëllimin për ta trajtuar si pronë private.

Berisha nuk do krijojë parti tjetër, do strehohen tek aleatët. Problemi zgjidhet në një përpjekje për bashkim.

Të fundit

“Jemi të përgatitur!” Merz merr në dorë fatin ushtarak të Europës

Kancelari gjerman, Friedrich Merz ka siguruar partneren e BE-së dhe NATO-s, Lituaninë, për mbështetjen gjermane kundër kërcënimit rus. Përpara...

Sikur Saliu të ishte pak si..Trump-i

Nga ARTUR AJAZI Gjithmonë e kam menduar muajt e fundit faktin, dhe mendoja “sikur Sali Berisha të ishte të pak si Donald Trump”. Besoj fort...

Europa kthen sytë në Serie A, sot do të kurorëzohet kampioni i “Scudettos”

Në Itali shpallen kampionët, në një mbrëmje me dy pole që pritet të jetë drithëruese dhe plot emocione, njëlloj si ky sezon që me...

Refuzon Fiat 500 e Françeskut, zbulohet makina që do të mbajë Papa Leoni

Papa Leoni XIV nuk duket si një adhurues i Fiat-it. Kjo pasi Papa amerikan zgjodhi një model shumëfunksional nga një prodhues gjerman i automobilave...

“Tërmet” tek M.United, “Djajtë e Kuq” nxjerrin të gjithë lojtarët në shitje

Zhgënjimi historik këtë sezon i Manchester United do të sillte sigurisht pasoja të forta dhe në fakt kështu do të jetë Manchester United ka vendosur...

Lajme të tjera

Web TV