A do të rikthehet Covid-19?/ OBSH: Gati plani 2024-2029, forcojmë gatishmërinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Megjithëse COVID-19 nuk është më një emergjencë e shëndetit publik, virusi është ende i pranishëm dhe vazhdon të infektojë dhe verë në rrezik popullatat vulnerabël.

Vlerësohet se të paktën 17 milionë njerëz në Europën dhe Azinë qendrore përjetuan gjendjen e post COVID-19 në 2 vitet e para të pandemisë dhe ky numër potencialisht u dyfishua në mbi 34 milionë në 2022.

Ekspertët e shëndetësisë botërore thonë se covid-19 do të jetë për shumë gjatë mes nesh, mbase dhe përjetësisht ndaj OBSH ka hartuar planin e tranzicionit me një shtrirje 5 vjeçare për të forcuar gatishmërinë, reagimin dhe qëndrueshmërinë ndaj emergjencave shëndetësore në Rajonin Evropian, 2024–2029 – ajo që OBSH po e quan Përgatitja 2.0.

Plani i tranzicionit përcakton se si aktivitetet e COVID-19 duhet të menaxhohen dhe integrohen brenda 5 komponentëve thelbësorë  për Përgatitjen, Reagimin dhe Rezistencën ndaj Emergjencave Shëndetësore.

Pjesë e këtij plani është shtimi i kapaciteteve laboratorike dhe përdorimin e mjeteve dixhitale për të mbledhur dhe analizuar të dhënat e COVID-19;

Mbrojtja e komunitetit përgjatë ciklit të emergjencës, trajnimi i punonjësve shëndetësorë të vijës së parë dhe forcimi i themeleve për kujdes të sigurt.

OBSH sugjeron që për ta bërë këtë, shtetet anëtare duhet të investojnë në mënyrë strategjike dhe të qëndrueshme në gatishmërinë ndaj pandemisë, duke ruajtur vigjilencën nëpërmjet gatishmërisë së dyfishtë.

Të fundit

Rama ndan fotoalbumin nga darka tradicionale e fundvitit me trupin diplomatik

Kryeministri Edi Rama zhvilloi ditët e fundit darkën tradicionale të fundvitit me trupin diplomatik të akredituar në Shqipëri. Në një...

Shitet për 5.2 milionë dollarë rezidenca e ‘I vetëm në shtëpi’

Një blerës është gjetur për shtëpinë McCallister nga filmi i vitit 1990 ‘I vetëm në shtëpi’. Prona me pesë dhoma gjumi dhe gjashtë banjo...

‘Minim i të ardhmes demokratike të vendit’, SHBA sanksionon një tjetër ish-kryeministër

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj miliarderit gjeorgjian Bidzina Ivanishvili, ish-kryeministër dhe udhëheqës de fakto i Gjeorgjisë, duke e akuzuar për minimin e...

Këto janë tre shenjat e horoskopit që nuk i ecën fati në dashuri

Ne të gjithë njohim njerëz që nuk janë në gjendje të arrijnë një marrëdhënie të gjatë dhe të lumtur. Ndoshta ata kanë pritshmëri shumë të...

Radiografia e linçimit publik, si një diagnozë politike!

Nga Ylli Pata Po pse Fatos Lubonja thotë që bëhet fjalë për një ligj? Sepse narracioni i këtij enturazhi nuk ka as logjikë e as...

Lajme të tjera

Web TV