Video/ Aktori i famshëm i Hollywood rezulton pozitiv me koronavirus

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktori i famshëm i Hollywood, Idris Elba, konfirmoi këtë të hënë se është infektuar me koronavirusin, Covid-19.

Përmes një video që e ndau në rrjetin social “Twitter”, aktori tregon se e ka marrë virusin pasi kishte takuar një person që ishte i prekur me Covid-19.

Fatmirëisht gjendja e tij është e stabilizuar, ndërsa tregon se nuk ka shfaqur asnjë simptomë, por u vetëkarantinua menjëherë sapo mori rezultatin e analizave.

“Këtë mëngjes rezultova pozitiv me Covid-19. Ndihem mirë, deri tani nuk kam simptoma dhe jam izoluar që kur mësova se jam ekspozuar ndaj virusit. Qëndroni në shtëpi dhe jini pragmatikë. Do t’ju mbaj të informuar për gjendjen time. Pa panik”- shkruan aktori krahas videos ku shfaqet me partneren e tij./Fjala.al

https://twitter.com/idriselba/status/1239617034901524481

Të fundit

Përmbytjet në Texas, shkon në 50 numri i viktimave

Të paktën 50 persona humbën jetën pas përmbytjeve të rënda që goditën shtetin jugor amerikan të Texas, konfirmuan autoritetet,...

Ilir Alimehmeti: Higjiena me ushqimet, çelësi për të shmangur infeksionet gjatë verës

Mjeku i njohur Ilir Alimehmeti, i ftuar në emisionin Medicus në News24, ka paralajmëruar për rreziqet shëndetësore që sjell sezoni i verës, duke theksuar...

Vala e të nxehtit merr 18 jetë, ndalohet puna pas mesditës

Italia po përballet prej më shumë se një jave me një valë të rrezikshme të nxehti, që ka shkaktuar të paktën 18 viktima në...

1939 – Fundi i prezencës ekonomike hebraike në Gjermaninë naziste

Në vitin 1939, pak muaj para shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore, regjimi nazist në Gjermani mbylli zyrtarisht edhe ndërmarrjet e fundit që ishin...

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

DO të vijojë i nxehtit sërish në territorin Shqiptar. Për pasojë moti i kthjellët dhe temperaturat shumë të larta do të mbizotërojnë në të gjithë...

Lajme të tjera

Web TV