Këta janë policët që u rrëmbyen nga njësia serbe “Kobra” (EMRAT-FOTO)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

itën e sotme një incident i rëndë ka ndodhur në afërsi të Leposaviccit, ku forcat speciale serbe të njësisë “Kobra” kanë rrëmbyer tre efektivë të Policisë së Kosovës, të cilët kanë qenë duke patrulluar.

Rifat Zeka, Beqir Sefa dhe Mustafë Shemi janë policët të cilët dyshohet se janë rrëmbyer nga forcat serbe, ndërsa kanë qenë duke patrulluar në vendin e quajtur Tresave/Bare, në vijën kufitare në veri të Kosovës.

  

Në reagimin zyrtar të policisë së Kosovës theksohet se 3 efektivët janë rrëmbyer nga forcat serbe ndërsa kanë qenë në detyrë, duke patrulluar për të parandaluar shfrytëzimin e rrugëve ilegale nga grupet kriminale për kalim ilegal dhe kontrabandë.

Policia njofton se 3 efektivët kanë njoftuar policinë se 3 persona të maskuar dhe armatosur kanë shkuar drejt tyre. Nga ky moment forcat e tjera policore kanë shkuar në kufi, ku kanë gjetur vetëm makinën e 3 policëve. Sipas mediave të Kosovës efektivët dyshohet se janë rrëmbyer nga Njësia serbe “Kobra”.

 

Të fundit

Mbrëmja e fundit e një mbreti: Rënia e Farukut dhe fundi i një dinastie

Në verën përvëluese të 26 korrikut 1952, ndërsa flluskat e protestës dhe urrejtjes ndaj aristokracisë mbushnin rrugët e Kajros,...

“Mumja” e Leninit ndan Putinin dhe Kishën Ortodokse, revoltohet politika ruse

Një dokumentar i ri me titullin “Mumja” po krijon polemika të forta në Rusi. Filmi, i mbështetur nga Kisha Ortodokse Ruse dhe patriarku Kirill,...

Von der Leyen dhe Trump në “garë me kohën” për të shmangur një përplasje globale

Pas javësh negociatash intensive mes ekipeve teknike dhe politike, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, dhe presidenti amerikan, Donald Trump, takohen nesër...

Zjarret në vend, gjatë 24 orëve janë evidentuar 29 vatra, 13 prej tyre ende aktive

Gjatë 24 orëve të fundit, vendi po përballet me një numër të madh zjarresh, duke përfshirë 29 vatra të evidentuara, nga të cilat 13...

12 ditë aksion për sigurinë ushqimore, bllokohen mbi 76 ton mallra

Në vetëm 12 ditë nga nisja e aksionit për formalizimin e tregut bujqësor e blegtoral dhe garantimin e sigurisë ushqimore, autoritetet kanë bllokuar 76.1...

Lajme të tjera

Web TV