Tropojani ‘luftë’ me policinë rrugore në Tiranë, pranga edhe 4 të tjerëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Nikoleta Kovaçi

Policia ka bërë me dije se për gjatë gjithë natës ka vijuar përballjen me njerëz që jo vetëm thyejnë rregullat e karantinës kombëtare por madje ata edhe nuk i binden policisë, madje edhe kërcënojnë jetën e policëve dhe madje udhërojnë edhe me armë me vete.

Rasti i mbrëmshëm ku është ndaluar një tropojanë bashkë me të vëllanë e tij, tregon se situata virale që ka trondiur globin në vendin tonë ende ka problem të besohet dhe vlerësohet.

Sipas të dhënave zyrtare të Policisë së Shtetit është bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar në Tiranë, Cërrik, Fier e Dibër, 4 drejtues mjetesh dhe është proceduar penalisht 1 pasagjer.

Po ashtu janë sekuestruar nga Policia Rrugore e Tiranës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë, Vorë, 12.400 franga zvicerane,  një thikë dhe disa karta bankash zvicerane.

Në të gjithë vendin, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 245 drejtues mjetesh, të cilët kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit dhe janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020, ”Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga virusi COVID-19″.

Arrestimi i tropojanit

Në Tiranë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. K., 33 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Durrës, si dhe u procedua në gjendje të lirë vëllai i tij shtetasi E. K.  Shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës i kanë dhëne shenjë për të ndaluar mjetit tip BMË me targa të huaja, në dalje të kryeqytetit, me drejtues shtetasin M. K, por ky i fundit nuk i është bindur dhe ka shtuar akoma më shumë shpejtësinë dhe manovrat e rrezikshme, duke u bërë rrezik serioz për veten dhe punonjësit e Policisë Rrugore, ku në tentativë për t’u larguar, ka goditur dy mjete të Policisë Rrugore të Tiranës, që po e ndiqnin pa ndërprerje, deri sa ka braktisur mjetin në një rrugë rurale në afërsi të Vorës dhe janë larguar në këmbë, por falë ndjekjes nga afër janë prangosur nga efektivët e rrugores, të dy personat dhe janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vorë, për veprime të tjera hetimore e procedurale.

Gjatë kontrollit në mjet dhe në trup, Policia gjeti dhe sekuestroi 12400 franga zvicerane, një thikë dhe disa karta banke zvicerane, në emër të shtetasit M. K. Arrestimi i shtetasit M. K., u bë për veprat  penale “Kundërshtim i punonjësit të Policisë së Rendit Publik”, “Shkatërrim prone”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së Rendit Publik” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Ndërsa vëllai i tij shtetasi E. K. është proceduar penalisht, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së Rendit Publik”.

Lexo edhe :  Krujë/ U kap me doza kokainë, arrestohet 26-vjeçari

Arrestimet e tjera

Në Cërrik, shtetasi G. Dh., 40 vjeç, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur dhe me shpejtësi tej  normave të lejuara nuk i është bindur urdhrit të Policisë për të ndaluar dhe është kapur pas ndjekjes nga shërbimet e Policisë, në rrugën “Shalës”, Belsh.

Edhe në momentin e kapjes dhe gjatë shoqërimit, ky shtetas ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë, por është prangosur dhe shoqëruar forcërisht në ambientet e Policisë.

Arrestimi i tij u bë për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit të Policisë së Rendit Publik”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së Rendit Publik” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.  Në Fier, nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Fier u arrestua  në flagrancë shtetasi  A. A., 29 vjeç, banues në Mallakastër, pasi në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Grecallisë”, u kap nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin tip “Benz”, në gjendje të dehur.

Në Dibër, nga shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Dibër u kap dhe  u arrestua në flagrancë shtetasi K. ZH., 23 vjeç, banues në Dibër, pasi në qytetin e Peshkopisë, u kap duke drejtuar automjetin tip furgon, pa dokumentacion dhe pa u pajisur me leje drejtimi.

Akti normativ

Policia e Shtetit vijon monitorimin dhe kontrollin e të gjitha akseve rrugore dhe apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e ndalim qarkullimit. Duke iu referuar Aktit Normativ nr 4 të dalë ditën e djeshme sanksionon qartë në tri pikat 17, 18, 19, në të cilat rregullohet dalja në rrugë edhe e këmbësorëve.

Përveç ndëshkimeve të majme që kanë shoferët që nuk marrin lejen tek organet kompetente për të lëvizur, një gjobë dhe ndëshkim jo i vogël vjen edhe për qytetarët. Në aktin më të fundit është përcaktuar qartë se: “Individët, të cilët nuk zbatojnë urdhrin e dhënë nga organet kompetente për ndalimin e lëvizjes për këmbësorët sipas orareve të përcaktuara, dënohen me gjobë në masën 10 000 (dhjetë  mijë) lekë dhe me bllokim 3 muaj të automjetit privat, nëse e disponon një të tillë.

Individët, të cilët nuk zbatojnë urdhrin e dhënë nga organet kompetente për kufizimin e lëvizjeve  në  parqe dhe   zona të gjelbërta  të hapura, në  zonat urbane, apo mjedise të  tjera publike të hapura, dënohen me gjobë në masën 20 000 (njëzet mijë) lekë dhe me bllokim 3 muaj të automjetit privat, nëse e disponon një të tillë. Për individët, të   cilët, në kushtet  e shkeljeve të pikave  17 dhe 18, të  këtij  neni, lëvizin  me  biçikletë, ciklomotor ose motomjet, zbatohet edhe masa shoqëruese e bllokimit të mjetit lëvizës për 3 muaj.”.  

Të fundit

Ja pse nuk duhet të alarmohemi nga zbulimi i Coronavirus-it të ri

Batwoman është kthyer për të paralajmëruar botën, por është ende herët për t’u alarmuar. Shi Zhengli, virologia kineze e cila u...

Plazh në shkurt! Qytetarët vlonjatë shfrytëzojnë motin e mirë për t’u larë në det

Plazhi në javën e fundit të muajit shkurt mund të duket i pazakontë, por jo për qytetarët e Vlorës. Ata kanë shfrytëzuar motin e mirë dhe me...

‘Non grata’ e Berishës, Harxhi flet me siguri: Ka mbetur puna vetëm për një firmë…

Edith Harxhi, anëtare e Kryesisë së Partisë Demokratike zhvilloi një bisedë këtë të shtunë me gazetarin Besard Jacaj në Klan News. Ajo u pyet...

“Ndërtimet mbi pronën e tjetrit i kemi peshqesh nga këneta”, Rama: Kur morëm detyrën….

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj pyetjeve të qytetarëve në rrjete sociale lidhur me panairin e parë të punës që do të mbahet në 2...

Banesa me qira për festa droge, alarmi për të rinjtë

Vitet e fundit, veçanërisht në Tiranë po jepen banesa me qira ditore, por a keni menduar ndonjëherë se këto shtëpi mund të shfrytëzohen nga...

Lajme të tjera

Web TV