MEK, dmth., Amerika nuk i ka miq terroristët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Frrok Çupi

 

Kudo që të ndodhen terroristët, gjithnjë do të jenë nën gjuetinë e Shteteve të Bashkuara. Kjo është deklaruar disa herë nga vetë Shtëpia e Bardhë, Departamenti i Shtetit, Kongresi, institucionet ligjzbatuese amerikane.

Sot Policia shqqiptare, duke zbatuar vendimin e SPAK dhe të Gjykatës së Krimeve të Rënda, ka ndërhyrë brenda kampit të MEK për një kontroll të shumanshëm mbi sinjalizime dhe prova se ‘brenda kampit zhvillohen akte terroriste’.

Muxhahedinët kanë kundërshtuar me forcë, edhe policia është përgjigjur me gaz lotsjellës. Ata thonë se ‘një person ka mbetur i vdekur’. Një nga pjesëtarët e Policisë ka mbetur i plagosur. Janë gjetur dhe sekuestruar mjete kompjuterike që kryejnë sulme kibernetike për vende të tjerë… Shteti shqiptar ushtroi kontroll njësoj si në çdo pëllëmbë të territorit të tij.

Kjo që ndodhi sot në Manzë të Durrësit, në kampin e refugjatëve iranianë MEK, dëshmon këtu brenda nesh se Amerika ‘nuk ka mik’ askënd që kryen terrorizëm.

Që nga viti 2012 kur në Manzë të Durrësit u strehuan muxhahedinët e parë të ardhur nga Iraku nën kujdesin e qeverisë amerikane, është përsëritur pa pushim hamendja se ‘terroristët iraninanë  ndodhen nën kujdesin e Amerikës’.

E vërteta është deri këtu, muxhahedinët u vendosën në Shqipëri me kujdesin e Shteteve të Bashkuara, nën masa sigurie, për qëllime humanitare.

Deri më tani numri i tyre ka arritur në rreth 3 mijë. Muxhahedinët e Manzës janë larguar nga Iraku, pjesë- pjesë, nën fshehtësi të madhe, menjëherë pas rënies së Saddam Husein, dhe u sollën këtu. Ata u krijuan si organizatë revolucionare që në vitin 1960 me synim rrëzimin e regjimit të Iranit, që ata e quajnë ‘diktaturë’.

Shqipëria mori mbi vete një barrë dhe rrezik të madh, por këtë e bëri si shenjë humanizmi dhe partneriteti me Shtetet e Bashkuara. Jo vetëm në biseda të ditës dhe në mijëra artikuj e programe televizive janë quajtur ‘terroristë’. Vetë Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian i ka quajtur ‘terroristë’. Fjalë që erdhën nga Irani përcollën mesazhin se ‘a e futët gjarprin brenda, tani mbajeni!’. Ish presidenti Berisha sulmoi ashpër qeverinë shqiptare pse ushtroi kontroll në kampin MEK.

Lexo edhe :  SPAK si një radiografi e demokracisë në PD

Ç’përmbyshje solli kontrolli policor sot në kampin e MEK?

Kampi hijerëndë i Manzës së Durrësit nuk duket më aq misterioz sa dukej deri dje; ajo është një copë e territorit të Shqipërisë dhe nën kontrollin e shtetit. Hera e parë që ndodhi. Tani edhe thashethemet se aty brenda ‘prodhohen armë nukleare’ nuk mund të besohet më.

Policia e Shtetit zbuloi një ‘çerdhe’ me mjete kompjuterike ku bëhej terror kibernetik mbi shtete të caktuara. Mund të ketë ndodhur që prej këtu, në emër iranian, u sulmua edhe rrjeti kibernetik i Shqipërisë, sulm që vuri në lëvizje edhe Shtetet e Bashkuara. Por edhe sikur shtete të tjera të sulmohen nga territori shqiptar, kjo është e papranueshme për nderin dhe përgjegjësinë e shtetit.

Dhe më në fund, dita e djeshme, dëshmoi se Shtetet e Bashkuara nuk kanë ‘asnjë mik’ që kryen terrorizëm.

Modeli i njerëzve të MEK që thonë se janë ‘miq e të përkujdesur nga Amerika’, e thonë edhe ditën kur kapen apo vihen në kontroll me synim për terrorizëm, na sjell para syve pretendimet e disa shkelësve të ligjit, të korruptuar dhe terroristë nëpër botë apo edhe brenda vendit.

Kudo këta thonë ‘kemi qenë miq të Amerikës’ dhe publikojnë foto me presidentët e shkuar, por kjo nuk mjafton. MEK domethënë sot se Amerika nuk të ka mik nëse kryen akte terroriste.

 

Të fundit

“Do të kenë sukses financiar në 2025″/ Ja cilat shenja do të marrin rrogën e ëndrrave

Astrologu Evan Nathaniel Grim deklaroi se disa shenja të zodiakut do të kenë një sukses financiar në vitin 2025. 1. Binjakët Lidhja...

Ja cilat fruta të thata duhet të konsumoni, nëqoftëse keni mungesë hekuri

Nëse keni marramendje të shpeshta apo ndiheni të lodhur e të dobët, atëherë trupi juaj mund të jetë i mangët në hekur. Hekuri është një nga...

Vigjilje Krishtlindjesh, Pastori Akil Pano: Ngjarja më e madhe në besimin e krishterë!

Krishtlindja është një nga festat më të vyera për të gjithë besimtarët ortodoks dhe katolikë. E teksa jemi në vigjilje të Krishtlindjeve pastori Akil Pano në...

Kleri katolik dhe ortodoks uron besimtarët në prag të Krishtlindjeve

Në Shqipëri, ndërsa besimtarët katolikë dhe ortodoksë janë përgatitur të festojnë lindjen e Jezu Krishtit, udhëheqësit e tyre shpirtëror u përcollën sot mesazhin tradicional...

Udhëtarët shqiptarë tejkalojnë vizitorët e huaj! Europa, burimi i flukseve

Instat ka publikuar të dhënat e flukseve hyrëse-dalëse të shtetasve shqiptarë dhe të huaj përgjatë muajit nëntor. Shqipëria ka shënuar një rritje të ndjeshme krahasuar...

Lajme të tjera

Web TV