Unaza Veriore e Tiranës/ Rama: Projekti zhvillon zonën e lehtëson trafikun

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Unaza Veriore e Tiranës është një nga projektet më të rëndësishëm për zhvillimin e zonës, si dhe për lehtësimin e trafikut brenda qytetit.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale momente nga puna për ndërtimin e kësaj unaze.

Rama bëri të ditur se “vijon puna në të gjitha lotet e Unazës Veriore të Tiranës, një nga projektet më të rëndësishëm për zhvillimin e zonës, si dhe për lehtësimin e trafikut brenda qytetit”.

Kryeministri Rama informoi se realizimi fizik ka arritur në masën 25 %.

Ky projekt do të përmbyllet brenda afatit, duke bërë të mundur jo vetëm lehtësimin e qarkullimit në kryeqytet, por edhe zhvillimin e kësaj zone.

Unaza Veriore e Tiranës ka një gjatësi prej afro 8.5 kilometrash dhe është e ndarë në shtatë lote.

Projekti i Unazës së Madhe të Tiranës është një investim ambicioz që i jep zgjidhje fluksit të qarkullimit dhe ndikon në zhvillimin ekonomik dhe social të gjithë zonës ku kalon.

Unaza e Madhe e kryeqytetit përbën një segment prej 27 kilometrash të gjatë. Përfundimi i saj në vitin 2023 lehtëson trafikun brenda Tiranës, ndërsa e lidh kryeqytetin me të gjitha rrugët dalëse kombëtare.

Të fundit

Kronikë ëndrrash e darametesh!

Nga Agron Gjekmarkaj Prej muajsh ka rënë myshku mureve të “kronikës” e ndryshku mbi penën e saj! Një ëndërr mu...

Sir Kristofer Li, Kalorësi i Errësirës dhe legjenda e ekranit botëror

7 qershor 2015 Nga fushat e luftës te ringjet e Drakulës dhe galaktikat e Star Wars-it, një jetë më e pabesueshme se çdo film. Përgatiti: Leonard...

Mijëra tifozë nga Kosova drejt Tiranës për ndeshjen Shqipëri-Serbi

Dita e sotme ka krijuar një varg kilometrik në Rrugën e Kombit, ku me mijëra tifozë nga Kosova po vijnë drejt Tiranës për ndeshjen...

Debati për burgun e Spaçit, Gonxhja nxjerr fotot pas restaurimit

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI), Blendi Gonxhja ka reaguar pas debateve publike të ditëve të fundit lidhur me projektin filmik dhe ndërhyrjet...

Spaçi/ Berisha: Përpjekje e Edi Ramës për të mbyllur me suva gjëmën e tmerrshme

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ishte në një konferencë për mediat, ku u ndal mes të tjerash edhe në debatin e fundit në...

Lajme të tjera

Web TV