Beleri mbetet pas hekurave, Gjykata e Posaçme e Apelit i refuzon ankimimin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri ka mbetur sërish në burg.

Mësohet se Gjykata e Posaçme e Apelit ka refuzuar ankimin e bërë nga kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri, në lidhje me ligjshmërinë e arrestimit të tij.

Përmes avokatëve, Beleri, kundërshtoi në Apel vendimin e Shkallës së Parë, që e deklaroi të ligjshëm arrestimin e tij.

Dy ditë më parë gjykata e Posaçme e Apelit refuzoi një kërkesë të Fredi Belerit për zëvendësim të masës “arrest në burg”. Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës qëndron në qeli prej 12 majit, kur u arrestua si i dyshuar për akuzën e “korrupsionit në zgjedhje”.

Më 14 qershor Gjykata Vlorës dha vendim për vërtetimin e mandatit të Fredi Belerit si kryetar i Bashkisë së Himarës. Pas këtij vendimi, i hapet rruga hapit të fundit, ceremonisë së betimit të kryebashkiakut Beleri për mandatin e ri.

Sipas ligjit të qeverisjes vendore kryetari i bashkisë bën betimin para këshillit bashkiak, por rasti i Fredi Belerit është i veçantë. Betimi para këshillit bashkiak është detyrim ligjor dhe do të pritet si do të veprohet. Nëse detyrimi ligjor i betimit nuk realizohet brenda 6 muajsh atëherë mandati i tij shuhet.

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Himarës Fredi Beleri u arrestua më 12 maj në lokalin e tij, teksa ofronte para për të vlerë 8 vota në shifrën e 40 mijë lekëve. Arrestimi erdhi pas denoncimit në prokurori nga një person, i cili kishte treguar se i ishin ofruar para në këmbim të votave.

Po ashtu, Beleri sipas organit të akuzës, u premtonte se do t’i përfshinte në skema për përfitimin e shtetësisë greke dhe të pensionit nga shteti grek. Ndërsa përmes bashkëpunëtorëve të tij dyshohet se paguante shuma nga 50 deri në 200 euro për një votë në favor të tij.

Lexo edhe :  Plagosja me armë e 15 vjeçarit, shpallet në kërkim xhaxhai!

Pavarësisht hetimeve të nisur ndaj tij, Fredi Beleri mori Bashkinë e Himarës me 19 vota më tepër, përballë kandidatit socialist Jorgo Goro.

Të fundit

Shkak, plakja dhe shtimi i sëmundjeve, gjatë vitit 2024 u importuan 28.2 mld lekë barna

Plakja e popullsisë që po shoqërohet me shtim të sëmundjeve nga njëra anë dhe kthimi i vëmendjes si kurrë...

1200 kredi të buta për familjet e pastreha, të prekurit nga tërmeti me banesa më cilësore

Janë 1200 familje të pastreha në kryeqytet që do të kenë mundësi të përfitojnë subvencionim të interesave të kredisë për blerjen e një banese....

SPAK s’duhet të hetojë blerjen e popullit, por shitjen e opozitës

Nga Kreshnik Spahiu Komike ….. 4 politikanë të hetuar nga SPAK do numërojnë votat e popullit? Evolucioni i vjedhjes së votës në Shqipëri ka pësuar cikle...

Vota e diasporës: Mbi 125 mijë shqiptarë kanë aplikuar për regjistrim

126 mijë emigrantë shqiptarë kanë shprehur vullnetin për të votuar, përmes postës në zgjedhjet e datës 11 maj. Numri i kërkesave në KQZ vijon të...

Gripi në kulmin e tij, infektimet në rritje

Gripi sezonal është në kulmin e qarkullimit në të gjithë vendin. Infektimet nga AH1N1 dhe AH3N2 vijojnë të rriten veçanërisht tek të miturit dhe...

Lajme të tjera

Web TV