Platforma që do lidhë 160 mijë biznese…/ Samir Mane zbulon detajet nga projekti më i ri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Biznesmeni dhe sipërmarrësi i njohur Samir Mane ka folur për projektin e tij më të ri që ka të bëjë me krijimin e një platforme të re që lidh të gjitha bizneset shqiptare kudo nëpër botë.

Në intervistë me gazetarin Blendi Fevziu, Mane ka shpjeguar se kjo do të jetë një platformë pa pagesë ku bizneset shqiptare kudo në botë do të kenë mundësinë të krijojnë një sinergji me njëra-tjetrën dhe shqiptarët do të kenë mundësi të komunikojnë me njëri-tjetrin mbi biznesin e tyre.

Mane tha se si platformë do të jetë gati në tetor dhe do të lidhë rreth 160 mijë biznese shqiptare në gjithë botën.

Pjesë nga intervista

Para pak kohësh lexova që po tentoni të ndërtoni një platformë “online”, dixhitale për të bashkuar të gjitha bizneset shqiptare në botë, çfarë është tamam?

Kjo është një platformë që besoj do ta nxjerrim në tetor, jemi duke regjistruar të gjitha kompanitë shqiptare që kanë mbi 51 %…

Me pronarë shqiptarë?

Po. Mbi 51 % me pronarë shqiptarë dhe që kanë mbi 5 të punësuar. Kemi filluar një regjistrim paraprak. Është një platformë që do të funksionojë gratis, pa lekë.

Në të gjithë botën?

Në të gjithë botën, nga Zelanda e Re në Alaskë.

Ju po tentoni të vendosni një database të bizneseve shqiptare mbi 51 për qind në pronësi shqiptare dhe mbi 5 punëtorë, në të gjithë globin?

Po në të gjithë globin.

Keni një shifër të përafërt sa mund të jenë biznese shqiptare?

Rreth 160 mijë mendojmë që të kemi.

160 mijë biznese shqiptare të shpërndara në botë sot?

Lexo edhe :  SPAK "zbret" në terren për evidentimin dhe hetimin e krimeve zgjedhore

Po, nga një që ka një piceri, te një që ka fabrika dhe ndërtim, pra kudo do jetë e shtrirë kjo. Shumë shpejt besoj do ta nxjerrim platformën.

Por përse vlen kjo si platformë?

Këtë model e kam parë nga një kompani izraelite, e cila nuk është në këtë formë siç po e bëjmë ne. Por padyshim, konektiviteti i tyre për biznesin është i çuditshëm.

Pra kjo u vlen atyre për të komunikuar me njëri-tjetrin?

Për të komunikuar me njëri-tjetrin, por në praktikën më të thjeshtë, nëse dikush bën tjegulla në New York dhe një njëri kërkon që të marrë tjegulla padyshim që do ta kthejë të aksesueshme në platformë që t’i gjejë tek ai shqiptar. Nëse i blen apo jo pastaj është tjetër gjë, nëse është i njëjti kualitet, i njëjti çmim etj, por eventualisht do mundohemi që këto 160 mijë biznese t’i lidhim me njëri-tjetrin.

Të lidhen me njëri-tjetrin në mënyrë që të shfrytëzojnë sinergjinë e njëri-tjetrit…

Kjo është pa pagesë, regjistrimi do bëhet pa pagesë dhe shpresojmë që kjo të funksionojë, që shqiptarët në të gjithë planetin të kenë mundësinë të komunikojnë.

Është e shtrenjtë si sipërmarrje?

Do shkojë diku tek 500 mijë euro vetëm investimi fillestar, pastaj padyshim, mirëmbajtja po ashtu do ketë pjesën tjetër.

Të fundit

Spahiu godet: 9 parti kundër PD, Berisha s’e bashkon dot më opozitën

Instituti ‘Piepoli’ dhe Report Tv kanë sjellë k sondazhin e radhës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Për të komentuar...

Kina, furnizuesja kryesore e Shqipërisë

Tregtia e jashtme e Shqipërisë për Marsin 2025 sjell disa sinjale pozitive për ekonominë vendase, me një rritje të ndjeshme të eksporteve dhe një...

“Nuk ka njeri më mashtrues”. Rozana: Gjesti nuk meriton ta fitojë “BBVA4”

Pasditen e sotme në një bisedë të zhvilluar mes finalistëve të “Big Brotherit”, Rozana kritikon se pse Gjesti nuk e meriton finale. Në renditjen e...

Altin Dumani mesazh qeverisë: Pa drejtësi s’ka paqe, as demokraci në vend

Kreu i SPAK-ut Altin Dumani, në vazhdën e takimeve në universitete të ndryshme të vendit, ka marrë pjesë në konferencën e organizuar nga Fakulteti...

Prekëse/ Fëmijët në Gaza po mbijetojnë me më pak se një vakt në ditë

Gjithmonë e më dramatike paraqitet situata humanitare në Gaza, ku që nga marsi vijon të mbetet e bllokuar çdo lloj ndihme. OJQ-të në terren po...

Lajme të tjera

Web TV