Energjia për furrat e bukës, zbardhet propozimi i ri: Tarifa e ulët, sipas faturës ku…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Teksa prej disa javësh është rikthyer debati për çmimin e energjisë elektrike të furrave të bukës, që tregtojnë edhe prodhime brumi e pastiçerie, një alternativë e re për aplikimin e tarifës preferenciale për aktivitetin e prodhimit të bukës është duke u shqyrtuar.

Po synohet që diferencimi i çmimit preferencial prej 7.6 lekë/ kËh të bëhet përmes faturave të tregtimit të bukës, ku evidentohet TVSH-ja e reduktuar që subjektet paguajnë.

Kjo pasi, aktualisht TVSH e bukës është e reduktuar në masën 8%, ndërkohë që për produktet e tjerë të brumit dhe pastiçerisë aplikohet TVSH normale, në masën 20%.

Të njëjtët burime thanë se instalimi i dy matësve, sipas aktivitetit që ushtrohet nga këto subjekte është i vështirë, duke qenë se prekja apo përgatitja e brumit kryhet në të njëjtat pajisje.

Ndërkaq, Shoqata e Bukës, Pastiçerisë dhe Brumrave ka parashtruar kërkesat e saj për zgjidhjen e kësaj situate.

Referuar propozimeve, Shoqata kërkon që furrat që prodhojnë bukë dhe prodhime brumi, të kenë tarifimin alternativ 9.5 lekë/ kËh ose të studiohet me grup të përbashkët.

Të fundit

Veliaj në sallën e gjyqit/ Mbështetësit e tij rikthehen sërish para SPAK-ut

Një numër qytetarësh janë paraqitur sërish pasditen e kësaj të mërkure pranë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit...

Drejtësia duhet mbrojtur nga politika, nëse ajo nuk merret me politikë

Mero Baze Në këtë histori të sjelljes së politikës ndaj SPAK-ut dhe drejtësisë së re në përgjithësi, janë vendosur dy standarde. Standardi i Sali Berishës, që...

Donald Trump zhvilloi një bisedë telefonike me Vladimir Putinin

Presidenti amerikan Donald Trump ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin, e cila ka zgjatur rreth një orë e gjysmë. Sipas...

Trump urdhëron rishikimin e ligjit për korrupsionin e kompanive amerikane jashtë vendit

Presidenti Donald Trump ka urdhëruar një pauzë dhe rishikimin e një ligji që ka përcaktuar aktivitetet e bizneseve amerikane në vendet e tjera për...

Pas katër vjetëve, Mali i Zi dërgon ambasadorë në Prishtinë dhe Beograd

Komiteti për Marrëdhënie Ndërkombëtare i Kuvendit të Malit të Zi mbështeti propozimin e Qeverisë për emërimin e Bernard Çobajt dhe Nebojsha Gjokoviqit si ambasadorë...

Lajme të tjera

Web TV