“Ka gjëra që më mërzisin, them do iki”/ Elvana rrëfen paragjykimet: Ndihet keq…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këngëtarja Elvana Gjata tregon momentet e vështira të karrierës së saj, kur ka menduar të heqë dorë.

Në podcast-in, ku kryeministri Edi Rama qëndron si moderator përballë të ftuara, Elva rrëfeu për çastet kur është ndjerë e lodhur dhe e mërzitur.

Kryeministri Edi Rama: Ka patur një moment që ke thënë “Time to stop it”.

Elvana Gjata: Po, kam pasur. Në fakt kjo është shumë interesante sepse gjithmonë kam dashur ta prek këtë pjesë. Ka pasur momente që jam ndjerë kaq e lodhur dhe e mërzitur dhe e rënë, nuk gjeja më forcën, por është e çuditshme që pikërisht në atë moment i kam thënë vetes: në asnjë mënyrë. Çohu në këmbë dhe do vazhdosh përpara. Dhe kjo që them është shumë e sinqertë.

Elvana tregoi për gjërat që e mërzisin në Shqipëri, aq sa mendon edhe largimin nga vendi dhe shkaku kryesor janë paragjykimet që ndjen në shoqëri. Më mërzit mentaliteti, sidomos në lidhje me pozicionin e femrës në Shqipëri, tha artistja.

Kryeministri Edi Rama: Si ndihesh këtu?

Elvana Gjata: Kur jam këtu, ka gjëra që mërzitem, them do iki.

Kryeministri Edi Rama: Çfarë të mërzit? Çfarë të pëlqen dhe çfarë të mërzit më shumë kur je këtu?

Elvana Gjata: Po që s’jam e lirë. Këtu nuk jam e lirë të bëj gjërat që dua

Kryeministri Edi Rama: Pse çfarë do të bësh ti që po të pengojmë ne?

Elvana Gjata: Po të hidhem përpjetë, por në mes të rrugës. Se bëj dot se do gjykohem. Do thonë luajti mendsh Elvana.

Kryeministri Edi Rama: Si të hidhesh përpjetë në mes të rrugës?

Lexo edhe :  "BBV4", zbulohen emrat e personazheve që përfliten se do bëhen pjesë e show-t televiziv

Elvana Gjata: Të hidhem, të kërcej. Hë mund ta bëj?

Kryeministri Edi Rama: Të hidhesh përpjetë mes të rrugës mund ta bësh pa asnjë problem dhe bile do thonë hajde ta provojmë dhe ne se kushedi. Realisht s’je e lirë në sensin që të shqetëson në momente të caktuara që të njohin dhe të vijnë të thonë ‘hajde bëjmë një fotografi, më jep një autograf, të të puth pak apo?

Elvana Gjata: Kjo dihet, është dhe kjo, por jam mësuar me këtë. Gjërat që më mërzisin kanë të bëjmë me mentalitetin mendoj, me vrasin shumë gjëra ende, që anë të bëjnë në lidhje me pozicionin e femrës në Shqipëri. Këto gjëra më mërzisin.

Të fundit

Kevin dhe Ana Ejupi forcojnë lidhjen, marrin hapin e rëndësishëm pas ‘BBVK’

Pas përfundimit të BBVK3, dyshja Ana dhe Kevin Ejupi po e çojnë lidhjen e tyre në një tjetër nivel....

Publikohen detajet e Eurovision Song Contest 2025, çmimet e biletave deri në 370 euro

Transmetuesi Zviceran SRG SSR ka njoftuar detajet e Konkursit të Këngës në Eurovision 2025 në Bazel. Ata njoftuan se finalja e madhe do të mund...

Shifër alarmante, ja sa shqiptarë kanë kërkuar azil në 9-mujorin e parë të vitit

Ndonëse një pjesë e madhe e atyre që duan të ikin po tentojnë ta bëjnë këtë nëpërmjet kontratave të punës, prapë ka shtetas shqiptarë...

Gjobitet Netflix me shumën e “çmendur” , çfarë ka ndodhur?

Netflix është gjobitur me 4.75 milionë euro nga autoriteti holandez i mbrojtjes së të dhënave për shkelje të të dhënave të klientëve. “Netflix nuk i...

Arrestohet boksieri i njohur, Florian Marku!

Boksieri shqiptar Florian Marku është vënë në pranga. Mesohet se ai u ndalua në Gjermani dhe u ekstradua për në Greqi, pasi ishte në kërkim...

Lajme të tjera

Web TV