Një grua është gjetur e pajetë mesditën e sotme në banesën ku jetonte vetëm, në fshatin Lolaj të Peqinit.
Bëhet fjalë për shtetasen me iniciale K. Ç., 56 vjeçe. Ajo është gjetur nga të afërmit e saj.
Nga informacionet paraprake, dyshohet se ajo e ka humbur jetën disa ditë më parë, për shkaqe natyrale.
Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.