Dëshironi të punoni në Gjermani?/ Ja sa iu ‘rëndon’ xhepin të jetoni dhe paguani taksat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjermania zë një peshë të rëndësishme në valën e madhe të emigrimit të shqiptarëve, qoftë për largimet për një vend punë, kushte më të mira jetese apo edhe studime.

Sipas shifrave zyrtare të Ambasadës Ggermane, qytetarët e larguar me viza pune është dyfishuar vitin e kaluar, në mbi 6500 individë. Ndërsa rreth 1745 të tjerë e ndoqën ëndrrën gjermane përmes kërkesave për azil.

Megjithatë, përballja me jetesën gjermane nuk përkon gjithmonë me pritshmëritë. Sipas juristit Rafael Todhe, i cili prej shumë vitesh ndihmon në Gjermani qytetarët shqiptarë me informacionet e duhura, të shumtë befasohen nga kostot shumë më të shtrenjta se planifikimi.

“Për sa i përket kostove të jetesës nuk janë të ulëta, janë shumë të larta sidomos në fillim, fillimet janë të vështira. Normalisht nëse një pagë minimale ose mesatare mund të jetë tek 2000 ose 2200 euro bruto neto shkon tek 1400-1600 euro.

Edhe nëse duket një shumë e madhe nuk është shumë sepse nëse do merrni një banesë edhe ato më të voglat fillojnë nga 500-800 euro në muaj, në zonën e Bayern shkojnë deri në 1000 euro. Në fund nuk ngelet pothuajse asgjë”, thotë Todhe.

Nëse e krahasojmë me rajonin, Shqipëria qëndron e parafundit për emigrantët me viza të rregullta, teksa këtë renditje e kryeson Serbia. Kjo sepse një pjesë e shqiptarëve i drejtohen tregut të zi, për të evituar taksat, që janë tepër të larta për ta.

“Ndoshta s’kanë qenë të informuar që taksat janë kaq të larta kanë shpresuar që do të ngelen pak më shumë. Por nëse kryhen veprimet siç duhen këto taksa në fund të vitit mund të merren mbrapsht. Marrja e informacionit në grupet shqiptare ka qenë pothuajse e pamundur.

Lexo edhe :  Izraeli e konfirmon: Hyn në fuqi armëpushimi me Hamas

Shumë rrallë është dhënë informacion për këto tema. Pjesa më e madhe nuk e dinë se me deklarimin e të ardhurave marrin taksat e tyre mbrapsht”, thotë Todhe.

Por prej 1 qershorit të këtij viti, shqiptarët e kualifikuar mund të udhëtojnë drejt Gjermanisë edhe pa një kontratë pune.

“Një person ka të drejtën të vijë në Gjermani dhe të kërkojë një vend pune dhe nuk është i detyruar që në Shqipëri ta gjejë, nëse kanë mundësi të rrinë disa muaj dhe të bëjnë një kurs gjuhe, dhe të kenë mundësi të gjejnë një kontratë pune në vendin ku ndodhen”, shprehet Todhe.

Sipas të dhënave zyrtare të qeverisë gjermane, profesionet më të kërkuara aktualisht në treg janë mjekët dhe infermierët, punonjësit e transportit, punëtorët e ndërtimit, por edhe inxhinierë dhe specialistë të IT-së.

Të fundit

Rama nga Korça: Do të hapim qendrën e parë turistike të skive në vend

Kryeministri Edi Rama është shprehur përmes një videoje në rrjetet sociale se ka ardhur koha për qendrën e parë...

Ndërhyrje e rrallë tek pacientja 24-vjeçare me pajisje të avancuara te Neurokirurgjia

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka bërë të ditur sot se ekipi i mjekëve në repartin e neurokirurgjisë pranë Qendrës Spitalore...

Qeveria miraton kreditë me interes 0% për 530 punonjës të administratës

Qeveria do të japë kredi me interes 0% për 530 punonjës të administratës publike për vitin 2025. Vendimi i publikuar në fletoren zyrtare përcakton...

‘Ledioni bën gafa…’ Prindërit e Arbanës bëjnë KOMENTIN EPIK për moderimin e BBVA

Si rrallehere me pare prinderit e Arbana Osmanit flasin per Big Brother Vip Albania. Ne nje interviste te pyetur, ato shprehen qe e ndjekin BBVA...

“Partizani” përkujton Panajot Panon: 15 vite pa legjendën e futbollit shqiptar

19 janari është një ditë që është ngulitur thellë në memorien e tifozëve shqiptar, kryesisht të atyre të Partizanit. Kjo pasi 15 vite më...

Lajme të tjera

Web TV