Abuzime nga bizneset, a do ketë rritje të çmimit të bukës? Reagon eksperti i energjetikës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Furrat të cilat prodhojnë produkte të tjera përveç bukës kanë marrë kërkesë nga OSHEE dhe Enti Rregullator i Energjisë që të paguajnë tarifa energjie si çdo biznes tjetër.

Ka shumë abuzime nga bizneset që marrin licensën për prodhim buke dhe nga ana tjetër më tepër shërbejnë si lokale ose pastiçeri.”, shprehet eksperti i energjetikës Azmer Duleviç në një intervistë për emisionin “Në radio” të gazetarit Andri Xhahu.

ERE ka vendosur tarifën e subvencionuar të energjisë elektrike prej 7,6 lekë për KWh vetëm për prodhuesit e bukës masive.

Nuk është e drejtë që një biznes që prodhon vetëm bukë dhe një tjetër që ka marrë licensë për furrë buke dhe shërben kafe ta paguajnë energjinë elektrike njësoj. Kjo e dëmton konkurrencën.

Ka biznese familjare që prodhojnë vetëm bukë, janë të vetëpunësuar dhe nuk ofrojnë shërbime të tjera. Këto biznese duhen mbrojtur. Ndërsa të tjerat duhet ta paguajnë energjinë me çmimin real të tregut që është 18 lekë.

Sipas ekspertit zgjidhja do të ishte vendosja e dy matësve të energjisë elektrike. “Një matës për biznesin që ka furrën që prodhon bukën masive dhe një tjetër për shërbimet ekstra që ofrohen në këtë biznes.

Për furrën e bukës e paguan me 7.6 lekë energjinë, ndërsa kafenenë me çmimin normal të tregut. Gjithashtu shteti t’u mundësojë këtyre bizneseve subvencione për vetëprodhimin e energjisë nëse kanë mundësi të vendosin panele fotovoltaike.”

E rëndësishme është që si fillim të bëhet një verifikim në terren. “Nga Shoqata e Mbrojtjes së Konsumatorit unë kam marrë disa njoftime që në Tiranë me licensën e një furre buke janë shtatë lokale të lidhur.

Është vjedhje e hapur dhe shpërdorim shumë i madh. Duhet bërë një verifikim nëse 5144 furra buke në kryeqytet realisht prodhojnë bukë apo ofrojnë dhe shërbime të tjera.

Lexo edhe :  Kokainë dhe para cash, arrestohet 31-vjeçari shqiptar në Itali

Shoqata e Prodhuesve të Bukës midis të tjerave ka kërkuar tarifim alternativ 9.5 lekë. “Nuk është e drejtë sepse me këtë çmim preket dhe biznesi famijar që prodhon vetëm bukë dhe do të detyrohet të rrisë çmimin e bukës.

Por a mund të ketë një rritje të mundshme të çmimit të bukës nëse rritet çmimi i energjisë për bizneset që nuk prodhojnë vetëm bukë? “Për arsye të çmimit të energjisë elektrike nuk parashikoj të ketë rritje të çmimit të bukës. Është garancia e çmimit të mbrojtur prej 7.6 lekësh.” – u shpreh Duleviç.

Të fundit

“Burri im është ushtar”/ Trump preket nga gazetarja ukrainase

Presidenti amerikan Donald Trump u përfshi në një moment emocional me një gazetare ukrainase gjatë një konference për shtyp...

“Jemi më shumë se një klub”, Laporta: Barça prodhon lojtarë, kurse Reali i ble

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, foli për “Mundo Deportivo”, duke u ndalur ndër të tjera edhe te ndryshimet midis menaxhimit të klubit të tij dhe atij...

Trump shpërthen ndaj kandidatit demokrat për bashkinë e New York: Komunist i çmendur!

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar ashpër ndaj fitores së Zohran Mamdanit, përfaqësuesit të krahut të majtë radikal të Partisë Demokratike, i cili fitoi...

“Kapriçot” e motit/ Franca preket nga stuhitë, raportohet për viktima dhe të plagosur

Stuhi të forta goditën Francën duke vrarë dy persona dhe duke plagosur 17 të tjerë, sipas një raporti nga Mbrojtja Civile. Një nga të plagosurit...

Trump kërkon që gjyqi ndaj Netanyahut të anulohet

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka kërkuar që Izraeli ta falë kryeministrin Benjamin Netanyahu, ose ta anulojë gjyqin ndaj tij...

Lajme të tjera

Web TV