Pesë vendet ku nuk duhet të jepni bakshish! Madje konsiderohet mungesë respekti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dhënia e bakshishit është një temë shumë e diskutuar midis turistëve, kryesisht sepse praktikat e bakshishit ndryshojnë shumë nga vendi në vend.

Në shumicën e destinacioneve, dallimet janë të vogla, shumë punonjës shërbimi e pranojnë shpërblimin monetar për këshillat apo shërbimet e ndryshme, që u ofrojnë turistëve.

Por, ka disa vende ku bakshishi nuk është një praktikë standarde, ndërsa në disa të tjera, bakshishi bie ndesh me kulturën e vendit.

 

Polinezia Franceze

Në këtë vend, që përfshin një zonë të Paqësorit përafërsisht me madhësinë e Europës Kontinentale, kultura mbizotëruese është ajo e mikpritjes pa detyrime apo pritshmëri.

Për shkak të kësaj, bakshishi nuk pritet dhe përpjekjet për të dhënë bakshish mund të refuzohen. Në restorante dhe hotele, është e zakonshme, që menaxheri ose pronari, të lëshojnë faturat dhe të marrin pagesën.

 

Japonia

Në Japoni, kudo shërbimi është shumë i mirë dhe bakshishi nuk është pjesë e kulturës. Dhënia e bakshishit, mund të shihet si një veçim i turpshëm i individit në dëm të përpjekjes kolektive.

Për shembull, dhënia e bakshishit një kamarieri në restorant, do të shihej si njohje dhe vlerësim i shërbimit të tij, por jo e ekipit të kuzhinës, që përgatiti vaktin.

Ndonëse mund të mos konsiderohet veprim veçanërisht i vrazhdë apo fyes, pasi shumë japonezë e dinë mirë se kultura e bakshishit ekziston jashtë Japonisë, mund të duket si veprim mjaft i çuditshëm.

Një tjetër pengesë ndaj bakshishit në Japoni, është se kalimi i parave nga dora në dorë konsiderohet jo-higjenike. Shumica e restoranteve dhe dyqaneve ofrojnë një tabaka plastike, për të vendosur paratë gjatë kryerjes së një pagese.

 

Koreja e Jugut

Ngjashëm me Japoninë, kultura e Koresë së Jugut është e rrënjosur në Konfucianizmin, i cili i jep vlerë krenarisë për punën, përpjekjet e njohjen kolektive.

Lexo edhe :  Kujdes! Kjo është lista e vendeve më të rrezikshme për udhëtim në vitin 2025!

Megjithatë, disa restorante të stilit perëndimor, veçanërisht në hotele, shtojnë në faturë tarifë shërbimi.

Një përjashtim nga rregulli i ndalimit të bakshishit në Korenë e Jugut, janë udhërrëfyesit turistikë, të cilët presin një shpërblim prej 10-15% të çmimit të turneut. Por, bakshishi për udhërrëfyesit turistikë duhet të jepen me maturi, mundësisht në një zarf.

 

Kina

As në Kinë nuk pranohet bakshishi. Madje, mund të shihet si një përpjekje fyese për të bërë bamirësi, sikur dhënia e bakshishit nënkupton, që marrësi “duket sikur ka nevojë për para”.

Madje ka disa institucione në Kinë, si aeroportet, ku bakshishi është i ndaluar me rregullore. Udhërrëfyesit turistikë janë një përjashtim, si në vendet e tjera pa bakshish, dhe bakshishi duhet të jepet me maturi.

Ndërsa bakshishi është i pazakontë në Kinën kontinentale, duhet theksuar se Rajonet Administrative të Veçanta, Hong Kongu dhe Makao, vazhdojnë të ndjekin zakonet e bakshishit nga epoka koloniale europiane.

Kështu që, kultura e bakshishit në këto pjesë të Kinës, është shumë më perëndimore.

 

Fixhi

Ashtu si në Polinezinë Franceze, Fixhi është një shoqëri kolektive, kështu që bakshishi nuk pritet dhe as nuk kërkohet. Bakshishi mund të konsiderohet si vlerësim i pakëndshëm individual i një përpjekjeje kolektive.

Megjithatë, në disa resorte, mund të vendosen kuti grumbullimi “Staff Christmas Fund”, ku mblidhen paratë për t’u shpërndarë rregullisht, në mënyrë të barabartë, midis stafit. / Fodor’s Travel

Të fundit

“Kurajo vëllai im”, aktori i njohur i humorit në mbështetje të Erion Veliajt

Aktori i njohur i humorit, Gaz Paja ka reaguar pas arrestimit të kryebashkikakut Erion Veliaj të hënën me urdhër...

Vlerësim i masës së sigurisë/ Mbështetësit e Veliajt mblidhen para GJKKO

Punonjës të bashkisë dhe mbështetës të Veliajt janë mbledhur dhe po protestojnë përpara GJKKO ku do të mbahet sot seancë për vlerësimin e masës...

Arrestimi i Veliajt/ Spiropali: Nuk mund të shkelet me këmbë prezumimi i pafajësisë!

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, vijoi sot takimet në kuadër të programit "Kuvendojmë për Shqipërinë" në qarkun e Vlorës. Në ambientet e Pallatit të...

Ajola Xoxa mbërrin në ambientet e GJKKO

Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryetarit të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, është futur në ambientet e GJKKO, aty ku do të njihet me masën...

Bie euro dhe paundi, mësoni me sa blihen e shiten monedhat e tjera

Sot, më datë 12 shkurt 2025, në tregun valutor, euro blihet me 98.8 lekë dhe shitet me 99.5 lekë. Dollari amerikan blihet me 95.3 lekë...

Lajme të tjera

Web TV