Vizita e Klinton në Tiranë/Veliaj flet për mungesën e Berishës dhe Metës: Kanë alergji…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha sot, në një intervistë për Top Neës, se Tirana është kthyer në një epiqendër politike e rajonit të Ballkanit.

Teksa komentoi vizitën e ish-Presidentit të SHBA, Bill Klinton në Shqipëri, ai shtoi se mikpritja ndaj figurës së tij ishte një mirënjohje nga zemra e të gjithë qytetarëve të Tiranës.

“Ka qenë një aftësi e jashtëzakonshme e kryeministrit Edi Rama për ta kthyer Tiranën në një qendër të shumë aktiviteteve politike.

Ne të qytetit bëjmë më shumë pjesën kulturore, sportive, të koncerteve, eventeve, kurse Kryeministri, duke filluar nga Samiti i Procesit të Berlinit, apo te vizita jashtëzakonisht të rëndësishme, e ka kthyer Tiranën në një epiqendër politike të të gjithë Ballkanit.

Jemi sot padyshim vendi më i qëndrueshëm, nuk kemi asnjë konflikt me fqinjët, po përjetojmë një bum turistik dhe sigurisht që, këto vizita rrisin reputacionin e vendit tonë. Në rastin më konkret, në të gjitha këto aktivitete të organizuara nga Kryeministri, besoj se qershia mbi tortë ishte vizita e Bill Clinton-it, ndoshta amerikani më i dashur në vendin që do më shumë Amerikën në botë.

Ishte një vizitë jashtëzakonisht inkurajuese, që e kreu misionin e vet për të treguar një mirënjohje shqiptare, dhe Kryeministri ishte siguruar që të ftonte nga i gjithë spektri politik, nga të gjitha besimet fetare, ishte e hapur edhe për publikun, që vërtet mirënjohja të ishte një mirënjohje përtej protokollit, që vinte nga zemra, nga të gjithë qytetarët e Tiranës dhe të gjithë vizitorët që ishin këtu”, deklaroi Veliaj.

I pyetur pse opozita e drejtuar nga Sali Berisha dhe Ilir Meta nuk ishin në pritjen e organizuar për Presidentin Klinton, Veliaj tha: “Unë nuk jam postier, nuk shpërndaj ftesa. Ajo që unë thosha në fushatë është se ata janë pa adresë, pa emër, pa fytyrë. Pyetja është: Cila është shtëpia e tyre politike që ne adresojmë?

Ajo që dëgjova herën e fundit, është se edhe shoku Ilir Meta do që të ndajë grupin e vet të Këshilltarëve Bashkiakë veç nga ai i Sali Berishës. Qartazi edhe ai ka një alergji të theksuar nga prania e z. Berisha në listën e tij.

Kështu që, pyetja më e bukur është për Postën e Tiranës: Ku është adresa e saktë e tyre? Dhe ne do shikojmë si mund t’i akomodojmë në koncertet e ardhshme që kemi”, tha Veliaj.

Të fundit

Përmbytje në Korenë e Jugut/ Bilanci tragjik rritet, priten rrebeshe të tjera

Të paktën 14 persona kanë humbur jetën dhe 12 të tjerë rezultojnë të zhdukur si pasojë e përmbytjeve dhe...

Gledis Nano merr 100 mijë euro dëmshpërblim nga shteti!

Gjykata Administrative e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë, duke e vlerësuar si të paligjshëm shkarkimin e tij nga detyra...

E rëndë/ Përmbyset varka turistike, raportohet për dhjetëra viktima

Të paktën 37 persona kanë vdekur dhe disa të tjerë janë ende të zhdukur pasi një varkë turistike u përmbys në Vietnam për shkak...

20 Korrik 1944: Komploti i fundit kundër Rajhut, shansi për të ndryshuar historinë

Nga Leonard Veizi Në mes të vapës së një vere të përgjakshme, ndërsa Lufta e Dytë Botërore po i afrohej pikës së kthesës së saj...

“Të ka dalë emri që u bën qejfin të burgosurve”, Efi reagon pas akuzave

Personazhi i njohur, Efi Dhedhes, është përballur së fundmi me akuza se ka pasur kontakte me persona të dënuar në burgje. Një ndjekëse e ka...

Lajme të tjera

Web TV