“Mjafton të kufizoni lëvizjet dhe virusi rri larg, mbroni veten edhe doktorët”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pëllumb Pipero ka ndarë sot një mesazh ndërgjegjësues me qytetarët, ku ka theksuar se kjo sëmundje është shumë më e lehtë të parandalohet sesa të kurohet.

Pipero ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve, të cilët duhet të kufizojnë lëvizjet e tyre e të ruajnë distancat sociale me njëri-tjetrin, në mënyrë që sipas tij, ndihma të shkojë tek ata që sot kanë nevojë për ndihmën e mjekëve më shumë se kurrë.

Për të gjithë shqiptarët, Pipero është i njohur si mjeku që punon pranë shërbimit infektiv në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Deklarata e plotë e Piperes

Kemi komunikuar çdo ditë dhe prapë do të komunikojmë për shkak se epidemia e shkaktuar nga koronavirusi po prek pothuajse gjithë botën, na preku edhe ne.

Kemi nënvizuar disa herë se sëmundja e shkaktuar nga koronavirusi, e kemi më të lehtë ta parandalojmë sesa ta kurojmë dhe për t’a parandaluar duhet doemos mirëkuptimi juaj, duhet mbështetja juaj. Mbroni veten, duke mbrojtur veten mbroni edhe të tjerët, na mbroni edhe ne.

Madje na mbroni, t’iu japim më shumë ndihmë atyre që sot më shumë se kurrë, kanë nevojë për ne. Jo frikë, jo panik. Paniku është aleati më i mirë i virusit, kujdesi është aleati ynë.

Mjafton të kufizoni lëvizjet dhe virusi rri larg, mjafton të kufizoni kontaktet dhe virusin e mbani larg. Mos harroni të lani duart sa më shpesh me ujë dhe sapun. Së bashku ia dalim, së bashku ne e mundim këtë epidemi”, -thotë Pipero.

Të fundit

Erion Veliaj mbërrin në IEVP-në e Durrësit

Kryebashkiaku Erion Veliaj mbërrin në IEVP-në e Durrësit. Lajm në përditësim…  /    S,M

“Pas ngjarjeve të fundit, socialistët do të ndryshojnë…”/ Gazetari rendit arsyet!

Këtë të mërkurë në emisionin ‘Barometri’, janë dhënë shifrat nëse mundet qeveria të pengojë punën e SPAK, rezultate të cilat të përkthyera në përqindje...

Mot i paqëndrueshëm, meteorologia tregon kur rikthehen temperaturat tipike të dimrit

Dita e sotme ka nisur me reshje shiu dhe gjatë pasdites ato do të përfshijnë të gjithë territorin. Meteorologia Tanja Porja, informoi në “Dita Jonë”...

Kantieri i rrugës Elbasan-Qafë Thanë/ Rama: Punimet vijojnë me ritme të shpejta

“Mirëmëngjes dhe nga kantieri i rrugës Elbasan-Qafë Thanë, Korridori VIII që po merr formë, e ku punimet për zgjerimin e saj vijojnë me ritme...

Meloni kërkon rishikimin e “modelit të Shqipërisë”

Planet e dëbimit të kryeministres italiane Giorgia Meloni nuk funksionojnë: kampet italiane në Shqipëri janë bosh. Roma tani po shqyrton përdorimin e tyre në...

Lajme të tjera

Web TV