Projektligji “Për shkencën”, si do vlerësohen kërkimet dhe jepen titujt

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Organizimi dhe funksionimi i sistemit të shkencës sipas disa rregullave dhe procedurave të paracaktuara është në thelb të një projektligji të ri të nxjerrë për konsultim nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Drafti ka për qëllim që të krijojë kushte për zhvillimin dhe funksionimin e një sistemi bashkëkohor të shkencës si dhe të garantojë mundësimin e financimit të këtij sistemi nga burime të ligjshme. Në këtë draft përcaktohen të paktën 12 përkufizime të lidhur me sistemin shkencor.

Një koncept që drafti sjell është ai shkencës së hapur ku nënvizohet se insitucionet që zhvillojnë kërkim shkencor, të financuara apo të bashkëfinancuara me mjete financiare publike, zbatojnë parimin e shkencës së hapur.

Kjo do të thotë se të dhënat dhe produktet e kërkimit shkencor, të financuara dhe bashkëfinancuara me fonde publike, duhet të jenë të hapura, të aksesueshme, të ndërveprueshme dhe të ripërdorëshme, duke i’u nënshtruar kufizimeve të vendosura nga mbrojtja e të drejtave të pronësisë intelektuale, mbrojtja e të dhënave personale, si dhe siguria e individëve ose e shtetit.

I njëjti draft bën një klasifikim të fushave të kërkimit shkencor ku thuhet se pjesë e tyre janë shkencat natyrore, inxhinierike dhe teknologjike, mjekësore, bujqësore, sociale dhe humane ndërkohë që klasifikimet për nënfushat bëhen me akte nënligjore.

Në një nen të veçantë përcaktohet krijimi i një Këshilli Kombëtar për Shkencën i cili ka si pjesë të detyrës së tij këshillimin e ministrit përgjegjës për kërkimin shkencor, përcaktimin fushave prioritare apo vlerësimin e veprimtarisë shkencore.

Punonjësit e kërkimit shkencor do të kategorizohen ndërkohë që do të jepen edhe tituj shkencor të tillë si “Shkencëtar Emeritus”.

Punonjësit kërkimorë shkencorë, në kuadër të një projekti apo marrëveshje bashkëpunimi, mund të ushtrojnë veprimtarinë e tyre kërkimore shkencore pranë një institucioni kërkimor shkencor jashtë vendit, për një periudhe kohore të caktuar. Rregullat, kriteret e kohëzgjatja e periudhës së qëndrimit dhe marrëdhëniet administrative dhe raportet e punonjësit me institucionin kërkimor përcaktohen me marrëveshje.

Lexo edhe :  Fitër Bajrami kremtohet edhe në Vlorë, besimtarët falin namazin, luten për paqe e harmoni

Lidhur me institucionet që kërkimit shkencor drafti nënvizon se Institucionet e kërkimit shkencor në Republikën e Shqipërisë janë persona fizikë ose juridikë, publikë ose private, shqiptarë ose të huaj apo njësi përbërëse të tyre, të cilët kryejnë veprimtari të kërkimit shkencor.

Ato organizohen si institute kërkimore, institute të larta kërkimore, qendra kërkimore, laboratorë kërkimorë, qendra eksperimentale ose forma të tjera që zhvillojnë veprimtarinë kërkimore shkencore në përputhje me këtë ligj.

Institucionet e kërkimit shkencor, që organizohen dhe funksionojnë sipas akteve normative të posaçme janë:

a) Akademia e Shkencave në Republikën e Shqipërisë;

b) Institucionet e arsimit të lartë;

c) Parqet teknologjike dhe shkencore;

d) Qendrat e transferimit të teknologjive;

e) Institucionet kërkimore pranë ministrive, institucioneve të tjera shtetërore, apo enteve publik.

Institucionet e kërkimit shkencor, të cilat financohen nga fonde publike, i nënshtrohen periodikisht vlerësimit të përmbushjes së kushteve dhe kritereve nga ministria përgjegjëse për shkencën. Në përfundim të vlerësimit, ministri përgjegjës për shkencën merr masat përkatëse.

Të fundit

Suksesi ekonomik i Kroacisë maskon problemet e reformës

Kroacia, anëtarja më e re e Bashkimit Europian, ka tejkaluar me ecurinë e saj shumicën e ekonomive të tjera...

JD Vance po bëhet gati të ‘heqë qafe’ Mike Waltz

Michael Waltz, këshilltari i lartë i Sigurisë në Shtëpinë e Bardhë, mund ta shohë veten të “zhdukur” nga kabineti i Donald Trump, pas një...

Shqipëria po “ushqehet” me mendimet e botës

Shqipëria gjithnjë e më shumë po huazon dije nga shkrimtarë të huaj. Në vitin e fundit, Shqipëria ka regjistruar një rritje të ndjeshme të...

Gati ndërtimi i urës mbi lumin Bunë- Mali i Zi miraton marrëveshjen me Shqipërinë

Parlamenti i Malit të Zi ka ratifikuar së fundmi marrëveshjen me Shqipërinë për ndërtimin e urës së re mbi lumin Bunë. Marrëveshja për ndërtimin...

Ushqimet e darkës që ju fryjnë pa e ditur

Darka, si vakti i fundit i ditës, luan një rol të rëndësishëm në mbarëvajtjen e punëve në organizëm jo vetëm gjatë natës. Përzgjedhja e ushqimeve...

Lajme të tjera

Web TV