Rama shigjeton Kurtin: Nuk kemi nevojë për heronjë të rinj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama nga Mali i Zi shigjetoi homologun e tij, Albin Kurti, ndërsa theksoi se askush nuk ka nevojë për heronj të rinj.

Në konferencën e përbashkët të zhvilluar me kryeministrin e Republikës së Malit të Zi, Dritan Abazoviç, Rama u shpreh se procesi i Berlinit është shumë i rëndësishëm për rajonin.

Gjithashtu shtoi se dy vendet janë jo vetëm në një linjë të mirë bashkëpunimi. “Historia ka treguar se Mali i Zi është një anëtar i çmuar i NATO-s. Për ne është shumë e rëndësishme të bashkëpunojmë për shqetësimet në rajon.

Jemi në një fazë tjetër të historisë tonë dhe brezat nuk do të na e falin kurrë nëse lejojmë që rajoni të kthehet pas, aty ku ka lënguar për shkak të konflikteve që kanë shkaktuar gjakderdhje dhe urrejtje mes vendeve.

E informova kryeministrin për procesin që po përpiqet që bashkojë rajonin dhe procesit të Berlinit ku dua që ta shfrytëzojmë Samitin e Tiranës me një qëndrim të unifikuar. Kemi mbështetjen e plotë të kancelarit të Gjermanisë në këtë proces.

Çdo gjë që kërkon sherr dhe ushqen konflikt në rajonin tonë për ne është problem dhe nuk jemi të gatshëm të bëhemi pjesë, por të bëhemi bashkë për t’ju kundërvënë një situate sherri. Duam paqe për njerëzit dhe të kenë më shumë punë dhe jo përralla e histori heroizmash. Heroizmat i përkasin të kaluarës nuk kemi nevojë për heronj të rinj, por të punojmë se si ti bëjmë ekonomitë tona më të forta” tha Rama, duke shtuar: “Nuk shkova në Prishtinë për t’u martuar me Kurtin

. Nuk kam asnjë problem personal apo institucional vetëm qëndrime të kundërta lidhur me një situatë të caktuar”, tha Rama.

Lexo edhe :  “Ju keni Gucci, Prada ne vetëm fjalën kemi”, Spiropali batuta me Sulën: Nuk visheni keq

 

Të fundit

SHBA e ka shitur Ukrainën poshtë lumit, i tregon Britanisë çfarë do të thotë “Amerikë”

Një superfuqi që dikur ndërtoi aleanca në të gjithë perëndimin po riorientohet në mënyrë dramatike – dhe po ashtu...

Përvoja: Unë jam kampion bote në karaoke

M'u desh të këndoja katër këngë para gjyqtarëve dhe një publiku live dhe isha përballë njerëzve nga 42 vende. Në skenë po dridhesha Elizabeth Moya Hera...

SPAK dhe GJKKO nën rrethim, as Policia nuk e mbron

Dy institucionet e reja të drejtësisë, Prokuroria Speciale SPAK dhe Gjykata Speciale GJKKO, reagun për refuzimin e policisë për të mbrojtur institucionin, trupën e...

Horoskopi ditor, 15 Shkurt 2025

Dashi Dashuria. Lini më shumë hapësirë ​​ndaj ndjenjave dhe tregoni dashurinë tuaj me një gjest të butë dhe të dashur. Një shenjë është e mjaftueshme...

Lajme të tjera

Web TV